KPA vendos përjashtimin me 15 vite nga drejtësia të ish-gjyqtares Evelina Qirjako

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, seancën gjyqësore publike të çështjes, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako, ku ka vendosur përjashtimin nga drejtësia për 15 vite të ish- gjyqtares së Gjykatës së Lartë të Tiranës.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, anëtarë.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako.

Deri më tani, KPA ka mbajtur qëndrimin se kush është larguar nga sistemi gjyqësor e ka të ndaluar të rikthehet në sistem për 15 vite.

ish-gjyqtarja e lartë Evelina Qirjako më herët ka dhënë dorëheqjen për të mos u përballur me Vetingut, por që kundërshton përjashtimin nga drejta për t’u rikthyer një ditë në sistem.

Qirjako paditi Këshillin e Lartë Gjyqësor për shkak se i ka hequr statusin e magjistrantes pas dorëheqjes së saj. Qirjako dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të saj në vitin 2016.

Për këtë arsye KLGJ në prill të 2019 vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për Qirjakon pasi ajo kishte refuzuar caktimin në një pozicion në apel si gjyqtare.

Në korrik të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të vetingut për Qirjakon pasi kishte dhënë dorëheqjen nga detyra.

Gjithashtu KPK vendosi që Qirjako nuk do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.

Të fundit

Orë vendimtare për partitë, sot afati fundit për dorëzimin e listave për deputetë

Orë vendimtare për partitë politike, të cilat në mesnatë duhet të dorëzojnë në KQZ listat me 186 kandidatë për...

Dalin SHIFRAT / Me sa lekë janë shtuar pagat e shqiptarëve

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të fundit të...

Siguria Ushqimore dhe sfida e (kapërcimit të) mbetjeve

Andon Rrapokushi AR Consulting Në shtator të vitit të kaluar Komisioni Europian (KE) publikoi raportin vjetor për Sigurinë Ushqimore të Rrjetit ACN për vitin 2023. ACN...

12 Mars 2003/Zoran Gjinxhiç, vrasja e kryeministrit serb pas qëndrimit të tij për Kosovën

Nga Leonard Veizi   “Banda e Zemunit”, një bandë e drejtuar nga krimineli famëkeq Dushan Spasojeviç, vuri në grykën e armës kryeministrin serb, i pari i...

Rutte qetëson Kosovën: SHBA-ja është e përkushtuar në NATO dhe KFOR

Kreu i NATO-s Mark Rutte zhvilloi takim zyrtar në Kosovë ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Mesazhi i Sekretarit...

Lajme të tjera

Web TV