“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, Rusia paralajmëron ndërprerje të marrëdhënieve me BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia është e gatshme të ndërpresë lidhjet me BE nëse vendosen sanksione të reja, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

BE ka rritur mundësinë e sanksioneve të mëtejshme pas diskutimeve lidhur me trajtimin e udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Kur një intervistues pyeti nëse Rusia po shkonte drejt një “shkëputjeje” me BE, Lavrov tha “ne jemi gati ta bëjmë këtë”.

“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm rus deklaroi po ashtu se ndërprerja e lidhjeve me BE-në mund të shkaktohet nga sanksionet të cilat sipas tij “krijojnë rreziqe për ekonominë, përfshirë këtu zonat më të ndjeshme”.

“Ne nuk duam të izolohemi nga punët e botës, por duhet të jemi të përgatitur për këtë”, ka thënë Lavrov.

Javën e kaluar Rusia dhe BE kanë dëbuar tre nga diplomatët e njëri-tjetrit për shkak të mosmarrveshjeve për çështjen Navalny.

Këtë javë Gjermania, Polonia dhe Suedia dëbuan tre diplomatë rusë.

Tetorin e kaluar BE vendosi sanksione ndaj gjashtë zyrtarëve të lartë rusë dhe një qendre kërkimore ruse të armëve kimike, duke i akuzuar ata për përfshirje të drejtpërdrejtë në helmimin me agjent nervor të Navalny në gusht.

Ndërkohë Navalny është në gjyq për t’u përballur me akuzat për shpifje dhe është dënuar me gati tre vjet burg.

 

Të fundit

Veliaj: Jo shkrirjen e SPAK, por luftë me atë që më futi në burg para zgjedhjeve

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe duke sulmuar ashpër prokurorin...

Berisha në Athinë: Do rikthejmë marrëveshjen e detit me Greqinë

  Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mitingut elektoral në Athinë se, sapo opozita të vijë në pushtet, do të aktivizojë marrëveshjen për kufirin detar me...

Parashikimi i horoskopit 24 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Për shumë kohë ju keni vënë nevojat dhe dëshirat e njerëzve mbi tuajat. Mendja juaj po përpiqet të gjejë ekuilibër. A nuk duhet të...

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e...

Lajme të tjera

Web TV