Shkoi në Itali për tu kuruar, reagon Pipero: Jam i “çliruar” nga kthetrat e virusit, ndodhem në..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar pas lajmit, ku u tha se ai ishte kishte shkuar në Itali për tu kuruar nga Covid.

Mjeku me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se e ka fituar betejën me Covid dhe se nuk ka shkuar në Itali, por ndodhet në zonën e Ramzës të zonës së Shkodrës, për të pushuar disa ditë.

Ai ka falenderuar të gjithë ata që i janë gjendur pranë këto ditë të vështira, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Postimi i plotë i Piperos:

Pas ditesh pritje, mjekimi ne kushte shtepie, kujdesi kolegesh, dhe interesimi e mbeshtetje pa fund nga miq, shoke, studente, qytetare, politikane, shtetare, dhe me dashurine dhe kujdesin e vecante te femijeve, bashkeshortes, e vecanerisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i “cliruar” nga kthetrat e virusit, jam covid free, por ende me nevojen edhe per pak dite pushim e rikuperim, ndaj perkundrejt lajmit per klinika jashte vendit kam zgjedhur ajrin e paster te Razmes per 3-4 dite, dhe te Henen shpresoj te jem ne krah te kolegeve te mi te pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!

Mirenjohje pa fund per te gjithe ju qe mu gjendet prane ndoshta ne nje nga betejat me te veshtira te jetes time.

Do kemi kohe te flasim me gjate, t’ju pergjigjemi shume pyetjeve qe lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos  te infektimit tim pas marjes se dozes se pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pesova! Por sigursisht fale dozes se pare te vaksines, studimet e provojne, e kalova me lehte semundjen.

Lexo edhe :  MAS shpall datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

Ndaj ju keshilloj te gjithve, te infektuar e sheruar, te vaksinuar apo ne proces vaksinimi, duhet ende shume kujdes, KUJDES, KUJDES, KUJDES, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri ne fund te kesaj pandemie!

Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet KUJDES!

Ju kam ne zemer!

Mirenjohje pa fund!

Pellumb Pipero

Kujtojmë se Pipero u infektua me koronavirus, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Të fundit

“Ishin të dehur”/ Detaje nga vrasja në Tiranë, merren në pyetje familjarë dhe të afërm

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë, ku...

Pse-të e betejës elektorale me SPAK dhe SHBA

Ylli Pata Nëse në panelet e televizioneve kryesore ka deklarata delirante të tipit që “non grata është hequr” apo “SPAK i janë ndalur fondet” në portalet...

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin e tij (EMRAT)

Krim brenda familjes në Tiranë. Ngjarja ndodhi këtë të shtunë, rreth rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”. Mësohet se 74-vjeçari Hekuran...

Maqedoni e Veriut: Bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga sistemi i regjistrimit të transaksioneve...

U largua nga muzika për një kohë të gjatë/ Big Basta: Më kanë dëmtuar

Episodi i radhës i “Aje bre normal” vjen me një artist të madh dhe nga më të talentuarit të tregut tonë prej shumë vitesh,...

Lajme të tjera

Web TV