“Nuk u kujdesën për mua”, i moshuari përjashton fëmijët nga testamenti, ja dhuron qenit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai përpiloi testamentin dhe vendosi që pasurinë e tij t’ja lërë trashëgim gruas së dytë dhe qenit, duke përjashtuar në këtë mënyrë fëmijët.

Një histori që vjen nga India dhe ka të bëjë me Om Narayan Verma, një fermer që jeton në shtetin indian të Madhya Pradesh. Njeriu zotëron tetë hektarë tokë, sa për ta konsideruar veten të pasur. Ai vendosi të shkruante testamentin, duke përfshirë gruan e tij dhe qenin Jacky në trashëgimi.

Secili do të marrë gjysmën e tokës, siç shpjegohet nga vetë fermeri. “Ata u kujdesën për mua dhe më kanë mbështetur gjithmonë. Kushdo që kujdeset për Jacky pas vdekjes së tij mund të trashëgoj pjesën tjetër të tokës”, shpjegoi ai, më vonë duke e bërë të ditur se vendimi erdhi pas një ‘lufte’ të tmerrshme midis 50-vjeçarit dhe fëmijëve të tuij.

“Qeni im nuk më ka braktisur kurrë”, tha përsëri fermeri. Ky është një vendim i pazakontë, por që për fermerin mund të gjejë lehtësisht një shpjegim në marrëdhëniet që ai beson se ka pasur gjatë gjithë jetës së tij me fëmijët.

Burri ka gjithsej pesë vajza dhe një djalë nga dy martesa të ndryshme. Askush prej tyre nuk do të marrë asgjë nga trashëgimia. “Ata kurrë nuk u kujdesën me të vërtetë – deklaroi fermeri – dhe për këtë arsye ata nuk e meritojnë trashëgiminë time. Do t’u takojë atyre që vërtet qëndruan pranë meje dhe u kujdesën për mua me dashuri.

Nëse ata me të vërtetë duan një pjesë të asaj trashëgimie, dhe vetëm shumë vite nga tani, ata do të duhet të më provojnë se janë të denjë duke u kujdesur për qenin tim Jacky. Kur ai të vdesë, ata mund ta kenë atë pjesë të tokës. Para kësaj pronari do të jetë Jacky dhe nëse ata duan të dëshmojnë se janë të denjë për atë trashëgimi, ata do të duhet të respektojnë vendimin tim”.

Lexo edhe :  Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV