Pakti i energjisë ndan BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet e BE nuk po gjejnë dakordësi lidhur me planet për ndryshimin në një traktat ndërkombëtar të energjisë. Kjo pasi disa vende ia kanë frikën proceseve gjyqësore që mund të pasojnë mbi kalimin nga qymyri në energjinë e gjelbër. Traktati i Kartës së Energjisë, që daton që nga viti 1994, supozohet se do të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar të energjisë dhe përfshin një dispozitë të mbrojtjes së investimeve që synon të mbrojë kompanitë nga vendimet politike arbitrare.

Në fillim të viteve ’90, kjo u pa si një mënyrë për të joshur investitorët në vendet ish-komuniste, por tani ngre rrezikun që qeveritë të paditen për vendimet e tyre për të ulur emetimet që ndikojnë në investimet në projekte si termocentralet me qymyr.

Komisioni Evropian po përpiqet të rinegociojë paktin për ta përshtatur atë më mirë me përparësitë e sotme. Të hënën, KE paraqiti propozimin negociues dhe bisedimet mbi reformimin e traktatit zhvillohen në 2-5 mars.

Por lidhur me këtë traktat ka ndarje të thella në gjirin e BE-së. Disa vende, së bashku me Komisionin, janë gati për një periudhë të gjatë bisedimesh midis grupit 55-anëtarësh të traktatit, ndërsa të tjerët po kërcënojnë të largohen nëse nuk riorganizohet para fundit të vitit.

Spanja mund të heqë dorë nga traktati nëse ai nuk vihet shpejt në përputhje me ambiciet mjedisore të BE.

Zëvendëskryeministrja Teresa Ribera ka thënë për “Politico.eu” se së bashku me dy ministra të tjerë spanjollë, i kanë dërguar një letër Komisionit Evropian javën e kaluar, duke i kërkuar atij të hartonte plane për t’u tërhequr nga traktati. Ajo paralajmëroi që Madridi mund të tërhiqej vetëm nëse vendet e tjera nuk duan të bashkohen. “Ne nuk jemi shumë optimistë për mundësinë e një rezultati të suksesshëm nga raundet e ardhshme të negociatave,” tha Ribera.

Lexo edhe :  Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në një draft të Komisionit thuhet se Brukseli dëshiron të ruajë mbrojtjen e traktatit për investime të reja në infrastrukturën e energjisë së gazit natyror për 10 vjet, ose – nëse negociatat zgjaten për pjesën tjetër të dekadës – deri në 2040.

 

Të fundit

Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës...

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e liqenit të Shkodrës për të...

E fundit / Trajneri italian Carlo Ancelotti dëmohet me një vit burg

Sipas agjencisë EFE, Carlo Ancelotti është dënuar me një vit burg. Trajneri i Brazilit është dënuar me 12 muaj burg pasi u shpall fajtor...

Thatësira e madhe, fermerët e Maliqit hapin puse për të shpëtuar prodhimet

I nxehti përvëlues i verës dhe mungesa e ujit për vaditje në Fushën e Maliqit po rrezikojnë prodhimet bujqësore në këtë zonë. Fermerët tregojnë...

Bashkia Lezhë apel pushuesve në plazh/ Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta

Strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimet e sigurisë në plazh kanë dhënë sot një paralajmërim për kushte detare të pafavorshme, që pritet të zgjasin...

Lajme të tjera

Web TV