Një tërmet me magnitudë 2.5 i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së shtunës në kufirin Kosovë-Serbi.
Siç njofton ueb sajti ‘volcanodiscovery’, lëkundjet janë ndjerë rreth orës 16:46.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 13 kilometra në juglindje të Gjilanit, njofton Telegrafi.
Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmologjisë, tërmeti është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut.