10 prova zjarri për Albin Kurtin/ Nga Roland Qafoku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Deri tani politika e Albin Kurtit ishte poezi. Që nga e diela e 14 shkurtit kur mori një votë plebishitare nga populli i Kosovës, politika e tij jo vetëm që është prozë, por do jetë njëkohësisht edhe komandë e popullit që e votoi. Si kryeministër për herë të dytë ai pritet të kalojë 10 prova të forta të zjarrit të cilat i ka premtuar si kauza të tij gjatë qendrimit në opozitë, por që tani ka rastin dhe mundësinë ti zbatojë në realitet. Tani nuk ka më asnjë justifikim. Nuk ka më justifikim se nuk ka pushtet dhe nuk e ka ai në dorë. Nuk ka më justifikim se drejton qeveri të dobët, për shkak se nuk ka vota në parlament. Tani ka vetëm detyrë ti realizojë dhe zbatojë.

  1. NJOHJET E KOSOVËS DHE ANËTËRËSIMI NË OKB

Sigurisht konsolidimi i shtetit të Kosovës është sfida e sfidave për kryeministrin Albin Kurti. Dhe kjo sfidë nis nga njohja e Kosovës nga shumica e shteteve të Botës. Deri sot Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Ky është një numër relativisht i ulët, por më shqetësues është stopimi i precesit të njohjeve. Dhe më e rëndë akoma, tërheqjen e njohjeve nga disa shtete. Njohja e fundit është nga Izraeli më 1 shkurt të këtij viti me të cilën shpresohet që të vijojë me njohje të tjera. Por është shqetësues fakti që njohja e parafundit i takon 15 shkurtit të vitit 2018, pra e tre viteve më parë nga shteti i Barbados. Për të vijuar me vitin 2017, në të cilin janë dy njohje, nga Madagaskari dhe Bangladeshi. Janë dy njohje në vitin 2016 nga Singapori dhe Suriniami e kështu me radhë. Ndodhur në këtë situatë aspak normale, njohjet duhet të jetë në punët primare të qeverisë së Kurtit për të arritur jo vetëm kuotën për tu anëtarësuiar në OKB por edhe për të përmbysur disa rregulla idiote të disa shteteve që sipas tyre ngjajnë me Kosvën. Se ku ngjan Kosova me krahinën baske vetëm ata që janë në pushtet në Spanjë e dinë. Se ku ngjan Kosova me separatizmin dhe frikën në Rumani, Sllovaki, Qipro dhe Greqi ketë vetëm këto shtete e dinë. Arsyeja pse Ukraina nuk e njeh Kosovën është të vësh duart në kokë. Pse Vatikani nuk e njeh Kosën kjo është më shumë se e habitshme. Në tokën e kombit ku apostulli kryesor i Krishtërimit, Shën Pali, predikoi në vitin 52 fenë e Jezu Krishtit, Vatikani duhet të ishte ndër shtetet e para që duhet ta kishte njohur Kosovën. Por edhe 13 vjet nga shpallja e pavarësisë, Vatikani nuk e ka bërë. Prandaj, qeveria e Kurtit duhet të ndërmarrë një aksion diplomatik në shkallë të gjerë për të gjetur çelsin e artë të rrisë njohjet. Një sfidë që padyshim në aspektin formal mbetet më e rëndësishmja. Njohja dhe anëtarësimi në OKB duhet të jetë një synim që Kurti dhe qeveria e tij duhet ta kenë punën e parë të ditës. Pikërisht këtu nis themeli i një qeverisjeje të mirë dhe të suksesshme.

  1. RAPORTET ME SERBIBË

Çështja më delikate e qeverisë Kurti pritet të jetë raporti me Serbinë. Kurti ka të drejtën e Zotit ta quajë këtë shtet ende të përkëdhelurën e madhe të Evropës. Shteti që shkaktoi katër luftra në Ballkan, që shkaktoi qindra mijëra të vdekur ende nuk ka kërkuar ende falje, ndërkohë BE sillet me të si të ishte shtet engjëll. Megjithatë, Kurti duhet të gjejë mekanizmin që edhe të shfaqet dinjitoz, i barabartë dhe asnjëherë i imponuar në bisedime, por edhe të zgjidhë një marrëdhënie që duhet të zgjidhet. Albin Kurti ka një armë të fortë në raport me Serbinë. Për nga vetë karakteri dhe sjellja, ai pritet të jetë i barabartë në bisedime, aspak i imponuar, i drejtpërdrejtë dhe nuk do lejojë diferencime të diplomatëve perëndimorë në këtë raport. Por ama të gjitha këto deri tani kanë qenë në formë premtimi. Kurti këtë duhet të bëjë realitet nmë katër vitet e mandatit të tij.

 

  1. MARRËDHËNIET ME SHBA

Nuk kanë qenë të patrka raste kur Kurti ka qenë në linjën e kundërt me SHBA. Nuk po merremi këtu me çështje teknike. Kurti duhet të dijë dhe të kujtohet se nëse Kosova ka sot shtetin e saj, kjo ka ardhur si pasojë dhe vetëm të angazhimit të SHBA-së. Nuk mund të arrihej kurrë kjo nëse SHBA nuk do vinte veton dhe do çlironte Kosovën, nuk do sulmonte Serbinë me avionët e NATO-s më 24 mars 1999 dhe do jepte viston për shpalljen e shtetit të pavarur kosovar. Prandaj shqiptarët e Kosovës i kanë gjithnjë një borxh të madh Amerikës Dhe këtë borxh jo vetëm që nuk duhet ta harrojnë por duhet tia kthejnë. Mirënjohja duhet të tregohet në çdo rast ndaj aleatit kryesor, SHBA. Ndryshe ka gjAsa që duke dëmtuar marrëdhëniet me SHBA-në, të dëmtohet edhe vetë ekzistenca e Kosoës. Albin Kurti duhet ta dijë mirë këtë aq më tepër që tashmë president i SHBA është një nga pishtarët e mbrojtjes së çështjeës së Kosovës. Joe Biden dhe Albin Kurti do jenë binomi më interesant në vijueshërinë e zgjidhjeve të çështjeve që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit të Kosovës dhe të marrëdhënieve me SHBA.

  1. KARTA E ANTIKORRUPSIONIT

Padyshim në situatën që ndodhet Kosova është një arnë shumë e fortë e asaj që ka proklamuar deri tani Albin Kurti. Ky është basti i parë dhe beteja e parë e fortë por edhe vazhdueshme. Ajo që quhet e mbajtur si premtim jo vetëm me faktin se vetë Albin Kurti nuk do abuzojë. Por që të çmontojë një sistem për të cilin ai ka protestuar dhe folur me qindra e mijra herë në afër dy dekada është shumë e vështirë. Në fakt, fitorja reale e kësaj beteje do jetë nëse organet e drejtësisë do arrestojnë ata që kanë abuzuar. Ky do ishte fitorja më e madhe morale e Albin Kurtit sepse nëse fiton këtë betejë shumë beteja të tjera do jenë të lehta pë rtë fituar. Fraza të tilla që unë dhe ne jemi të pakoprruptuar nuk kanë fare vlerë që ditën e parë të punës sepse lufta ndaj të korruptuarëve është vërtetë prova e zjarrit në Kosovën e qeverisurt nga Albin Kurti. Kjo betejë nuk pritet të keta aleatë të huaj por do jetë ekskluzivisht e Albin Kurtit, prandaj ciëlsohet më e forta e të fortave.

  1. BASHKIMI KOMBËTAR

Në vitin 2010 kur e intervistova Albin Kurtin, e kishte qartë idenë dhe kauzën e tij të bashkimit kombëtar. Si një rilindas modern ai në të ai përfshinte Kosovën me Shqipërinë, por edhe troje të tjera. Ishte një i ri plot energji që duke i shtuar edhe të rinjtë e Shqipërisë në atë kohë të paktën besohej se të paktën në ëndërr këta shqipotarë 20-30-vjeçarë e kishin serizosh këtë bashkim. Por tashmë që ai është kryeministër nuk mund tia kërkoj kujt. Ai duhet ta realizojë këtë. Si? Albin Kurti ka vetëm një rrugë: Ose ta nisë proceduart e bashkimit ose të kërkojë falje të madhe publike duke thënë se thjesht me çështjen e bahskimit ka bërë propagandë politike. Vetëm pak ditë më parë në një bisedë që pata me Xhelal Sveçlën, ministër i Brendshëm në qeverinë e parë të Albin Kurtit, tha se Vetëvendosja do ta ketë edhe në qeverisje projektin e saj për bashkimin kombëtar. Kjo është një gjë e mirë. Sigurisht që nuk presim që në një mandat katër vjeçar Albin Kurti të realizojë këtë bashkim, por ama ne duhet të shikojmë përpjekje serioze për ta nisur këtë bashkim. Sigurisht që ai nuk bëhet me propagandë por me veprime konkrete zyrtare. Por sa përpjekje do bëjë Kurti? Nuk e dimë. Në fakt kjo nuk ëhstë as sprovë e as sfidë, por një mission.

Lexo edhe :  Mariana Kondi eleminohet nga Ferma Vip pasi humbi sfidën me Xhesikën

 

  1. ALBIN KURTI DHE TIRANA

Erdhi dhe koha kur mes Tiranës dhe Prishtinës të fryjnë erëra të çuditshme. Edi Rama nuk ka marrëdhënie të mira me Albin Kurtin. Sali Berisha nuk ka marrëdhënie të mira me Hashim Thaçin. Ilir Meta nuk ka marrëdhënie të mira me Thaçin. Ilir Meta ka marrëdhënie të mira me Rramush Haradinaj dhe Vjosa Osmanin. Edi Rama nuk ka marrëdhënie të mira as me Albin Kurtin e as me Vjosa Osmanin. Një situtë që 10 vjet më parë do ishte absurde. Po përse kemi arritur në këtë pikë? Sigurisht që nuk është një gjë e mirë, por nëse e merr në aspektin pozitriv ka një të mirë që tregon se politikanët shqiptarë të Shqipërisë dhe të atyre të Kosovës kanë nisur të interferojnë te njëri-tjetri. Nisja e mosmarrvëeshjeve ka edhe të mirën që pas kësaj mund dhe duhet të ketë edhe sheshim të këtyre mosmarrëveshjeve për hir të çështjes kombëtare. Por nëse kjo do të vijoijë për arsye të forcimit të pushtetit të secilit atëherë kjo doje të dëmshme. Askush në Shqipërinë mëmë nuk ka tagrin të diktojë se si duhet të sillen politikanët e Kosovës. Kjo mënyrë është tipike orientale dhe nuk e ndihmon kurrë as Kosovën dhe as çështjen kombëtare. Por nga ana tjetër, as politikanët e Kosovës nuk duhet të tregojnë mosmirënjohje ndaj Shqipërisë e cila ka qenë në krah të tyre. Albin Kurtit i mbetet detyrë ti normalizojë këto marrëdhënie.

  1. EKONOMIA, SI ÇELSI I SUKSESIT

Të gjitha falen, vetëm ekonomia nuk të fal. Një ekonomi më e mirë, padyshim që do ta bënte Kosovën një shtet normal. Sigurisht që Albin Kurti nuk ka shumë mekanizma për të përdorur shkopin magjik. Por duhetë te ketë dëshirën dhe vendosmërinë për të arritur këtë. Kosova mbetet shteti më i varfër në kontinent dhe ky është një fakt që përmbys gjithçka. Prandaj rimëkëmbja e ekonomisë mbetet jo vetëm një prioritet, por një sfidë po aq e zjarrtë sa të tjerat.

  1. HEQJA E VIZAVE DHE BE

Shqiptarët e Kosovës janë populli më i izolaur në kontientnin evropian. Janë thjesht të burgosurit e Evropës. Asnjë kosovar nuk mund të kalojë dot kufirin pa një vizë në ambasadë. Jemi në vitin e 21-të të shekullit të 21 dhe kjo është një turp i madh për Bashkimin Evropian. Se si mund të burgosin popullin më martir të këtij shekulli kjo është absurd! Prandaj për qeverinë Kurti heqja e vizave duhet të jetë një sfidë imediate. Një nga ato punët që duhet të bëhen sa më shpejt.

  1. PROCESI I TURPSHËM NË HAGË

Vërtetë Vetëvendosje i shkërrmoqi partitë e atyre që janë aktualisht në Hagë, por a mund të jetë e suskesshme qeveria Kurti nëse tregohet idiferente me procesin më të turpshëm që po zhvillohet ndaj ish-drejtuesëve të UÇK-së në Hagë? Sigurisht që jo. Ai mund ta ketë kundërshtar politik Hashim Thaçin, por në Hagë Thaçi ka shkuar si drejtor politik i UÇK që çliroi Kosovën dhe jo si kundërshtari i Albin Kurtit.  Albin Kurti mund ta ketë kundërshtar politik Kadri Veselin, por në Hagë Veseli ka shakru si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së që çliroi Kosovën dhe jo si kundërshtari i Albin Kurtit. Albin Kurti mund ta ketë kundërshtar politik Jakup Krasniqin, por në Hagë Krasniqi ka shkuar si zëdhënës i UÇK-së që çliroi Kosovën dhe jo si kundërshtar i Albin Kurtit.  Albin Kurti mund ta ketë kundërshtar politik Rexhep Selimin, por në Hagë Selimi ka shkuar si anëtar i Shtabit të Përgjitshëm i UÇK-së që çliroi Kosovën dhe jo si kundërshtari i Albin Kurtit. Prandaj Kurti duhet të dalë përtej betejave prolitike dhe duhet të mbrojë me forcë ish-drejtuesit e UÇK-së procesin më më të turpëshëm në histori të akuzuar për krime kundër njerëzimit pikërisht ata që mbrojtën popullin e vet. Një proces që edhe nëse e karahason me procesin e  Nurenbergut në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore është ku e ku. Është një nga detyrat e Kurtit.

 

  1. PROMOVIMI I KOSOVËS ME ART DHE KULTURË

Arti dhe vetëm arti është madhështia e një kombi. Pavarësisht ekonomsië, Gjermania është e madhe sepse ka nxjerrë shtetarë si Bismark, Helmut Kohl e deri te Anglea Merkel. Por më shumë sepse ka nxjerr mendjet më të ndritura të njerëzimit si Johann Goethe, Ludëig Van Bethoven dhe një aradhë me muzikanët, shkrimtarë, pikëtorë, shpikës etj. Britania është e madhe sepose ka nxjerrë shtetarë si Ëinston Churchill, Margaret Thatcher, e deri te Tony Blair. Por është po aq e madhe sepse ka nxjerrë mendje të ndritura të njerëzimit që nga Shakespeare, te grupi muzikor Beatles, e deri te aktorë si Kate Ëinslet, Kate Beckinsale e Jeremi Irons. Është fakt që sot Shqipëria në botë njihet nga Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ismail Kadare dhe jo nga Edi Rama, Lulzim Basha e Ilir Meta. Prandaj Kosova duhet të promovojë dhe mbështesë artistët e saj në Kosovë dhe në botë. Revista numër një në botë, prestigjozja amerikane “Time” përzgjodhi këngëtaren kosovare Dua Lipa si një nga njerëzit më me influencë që mund të zgjedhin lexuesit e saj për vitin 2021. Epo kjo është një mrekulli! Është madhështore. Dua Lipa, Rita Ora, por edhe të tjera figura të artit janë promovimi më i mirë që i kanë bërë Kosovës. Kur në vititn 2017 Lipës i dorëzuan në Londër çmimim EBBA pasi këndoi kryeveprën e saj “Be the one”, ajo tha: Unë jam britanike, unë jam kosovare, por unë ndjehem 10 për qind qytetare evropiane. Vetëm kjo frazë e thënë në mes të Londrës është sa qindar e mijëra politika të shtetarëve të Kosovës. Apo historitë e futbollistëve që po shkëlqejnë në Evropë si Vedat Murriqi, Milot Rashica me shokë që nuk lënë rast që krahas suksesit personal të përmendin Kosovën si atdheun e tyre.  Prandaj Kurti dhe të tijtë duhet të mbështesin dhe promovojnë ata që kanë sukses ndërkombëtar si diplomacia më e mirë për Kosovën.

 

 

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV