Pandemia lë shqiptarët ‘beqarë’/ Ulje e ndjeshme e celebrimeve për 2020-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia, që ra papritur në gjithë botën e Shqipëri ka ndryshuar shumë plane, po ashtu dhe shumë tregues demografikë në vend.

Karantina që zgjati nga mesi i marsit deri nga fillimi i majit paralizoi tërësisht jetën në vend. Por dhe muajt në vijim nuk ishin më të njëjtë, me kujdesin e shtuar dhe lëvizjet e kufizuara.

Sipas muajve, tkurrja filloi që në muajin mars, ku u lidhën vetëm 640 akte martese, nga gati 1,700 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në prill, në kulmin e karantinës u realizuan vetëm 71 akte martese, me tkurrje prej 96% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Edhe në maj, ndonëse në rritje me prillin, numri i tyre ra me 76% me bazë vjetore.

Numri më i lartë i martesave u realizua në gusht, me gati 2300, po sërish në tkurrje me rreth 9% në krahasim me gushtin e kaluar, një tendencë kjo që është e lidhur me kthimin e emigrantëve për pushimeve. Edhe në muajt në vijim, ndonëse kufizimet ishin më të pakta, sërish numri i martesave vijoi të bjerë (-11.7% në shtator dhe -14.3% në tetor).

Vetëm në nëntor u shënua një nivel i ngjashëm me muajin e një viti më parë (-4.5%). Rikthimi i kufizimeve në dhjetor dhe stepja e emigrantëve për të ardhur si rrjedhojë e kërkesave të shtuara në shtetet ku ata jetojnë, bëri që në dhjetor sërish aktet e martesave të binin me rreth 13.4%.

Lexo edhe :  Kamza bazë e shpërndarjes së drogës, kokaina zë vendin e parë për konsum!

Edhe përpara pandemisë, numri i martesave në vend po vinte në rënie, duke reflektuar plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë, ndryshimin e stilit të jetesës, rritjen e moshës së martesave etj. Ato kanë rënë mesatarisht në 22-23 mijë vitet e fundit nga 30 mijë që ishin në fillim të viteve ’90.

Rënia e martesave, por mbi të gjitha ndalimi i organizimit të ceremonive të dasmave ka dëmtuar rëndë dhe industrinë e lidhur me të, që nga kompanitë e organizimit të eventeve, ato të veshjeve, muzikantëve, të makeup etj.

Humbjet monetare për bizneset e organizimit të dasmave në Shqipëri, për shkak të moslejimit të tyre, llogariten rreth 165 milionë euro, sipas një studimi të pionierit të sektorit, zotit Armand Peza. Në studimin e tij, drejtuesi i kompanisë “Geraldina Sposa”, thotë se janë 27 mijë njerëz në sektor të papunë, apo me paga të reduktuara, ose me më pak se 1/4 e stafit të 1,350 subjekteve të eventeve, duke përfshirë: sallonet e nusërisë, kameramanët, fotografët, muzikantët, DJ, ndriçimi profesional, punonjësit e fonisë, të makinave me qira etj. /Monitor

Të fundit

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Lajme të tjera

Web TV