Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja vendos për rinumërimin e 494 vendvotimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka marrë vendim për rinumërimin e 494 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Vendimi është marrë sot pas një mbeldhje të KQZ pasi ka mospërputhje të të dhënave ndërmjet kandidatëve për deputetë dhe subjektit politik nën siglën e të cilit ata kanë kandiduar, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Një numër i madh i formularëve të kandidatëve nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak të mos përputhjes së të dhënave. Pasi ka kandidatë që ka më shumë vota se subjekti politik. Ndërsa ka raste kur subjekti ka vota, e kandidatët nuk kanë dhe anasjelltas”, ka thënë kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

Sipas KQZ-së arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime).

Të fundit

Horoskopi ditor, 31 Maj 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do...

Raporti për farsën/ Berisha: Në 10 qershor gati dosja për kancelaritë europiane

Kreu i Partisë Demokratike deklaron se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe se raporti përfundimtar do t’u dërgohet institucioneve ndërkombëtare në 10...

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar në rregull. I pari është...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

Lajme të tjera

Web TV