Liga e Kampioneve, e marta dita e udhëtueseve, Bajerni i Mynihut dhe Çelsi fitore kontrasti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bajerni i Mynihut shpartallon Lacion 4-1 në Romë, Çelsi mposht 1-0 Atletikon në Madrid. Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, është rikthyer të martën me ndeshjet e para të çifteve të 3-ta të turit të 16-shes, që e mbyll të mërkurën raundin e takimeve të para. Dhe e marta ka qenë dita e skuadrave udhëtuese, pasi Bajerni i Mynihut dhe Çelsi kanë korrur fitore kontrasti, por sidoqoftë të vyera në fushë të huaj.

Në Stadiumin “Olimpiko” të Romës, kampionia në fuqi e Evropës e ka mbyllur që në pjesën e parë diskutimin në përballjen me Lacion, duke shënuar 3 herë brenda 45 minutave të para. Robert Levandovski i kalon bavarezët në epërsi pas vetëm 9 minutash lojë, ndërsa në minutën e 24-t, do të jetë Xhamal Musiala ai që do të dyfishojë epërsinë e miqve.

Tri minuta para fundit të pjesës së parë, Lëroi Sane do të përfitojë nga depërtimi dhe këmbëngulja e gjatë e Kingsli Komanit, për të shënuar golin e 3-të të Bajernit, që shkon kështu në dhomat e zhveshjeve me një epërsi të bollshme. Por menjëherë pas kthimit nga pushimi i ndeshjes, bavarezët do të gjejnë edhe një gol të 4-t, falë devijimit në portën e tij që Açerbi i bëri një pasimi nga e majta.

Goli i vetëm i Korreas, i shënuar në minutën e 49-të shërbeu si statistikë për Lacion, që ka kështu një sfidë monumentale për ndeshjen e kthimit në “Alianz Arena”. Ndërkaq, ndeshja e luajtur në kryeqytetin spanjoll, pa Çelsin t’i mjaftonte një gol i Zhirusë për të mposhtur Atletikon vendase. Të mërkurën luhen takimet e para të dy çifteve të fundit të turit të 16-shes dhe Atalanta pret Realin e Madridit, kurse Mançester Siti përballet me Borusian e Mënshengladbahut në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Të fundit

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me...

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se...

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti,...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Rama ndan fotot, ralizimi fizik ka arritur në 50%

Në autostradën Tiranë-Durrës vijon puna për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat,...

Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll

Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime me 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun...

Lajme të tjera

Web TV