Pas ambasadorit italian, rebelët vrasin edhe kryeprokurorin që hetonte rastin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e këtyre ditëve në Republikën Demokratike të Kongos, veçanërisht në kufijtë lindorë me Ruandën, është pothuajse e pakontrollueshme. Ditën e djeshme në të njëjtën rrugë ku është vrarë ambasadorin italian në Republikën Demokratike të Kongos, Luca Attanasio, karabinieri që e shoqëronte Vittorio Iakovachi dhe shoferi i tyre, Mustapha Milambo, është vrarë edhe kryeprokurori ushtarak i territorit të Rutshuru, William Hassani.

Sipas burimeve lokale, Hassani ishte një nga personat që po hetonte dinamikat e vrasjes së diplomatit italian, dhe lidhja mes dy krimeve duket shumë e mundur.

Sipas autoriteteve, vrasja e prokurorit dhe plagosja e të paktën 12 personave që e shoqëronin është kryer nga elemente tashmë rebele të divizionit 3416 të ushtrisë, që më shumë se të kontrollojnë territorin, bëjnë ligjin duke bastisur fshatrat dhe mjetet që kalojnë në atë zonë, që deri pak muaj më parë deklarohej si e sigurtë.

Për vite, zona e parkut Virunga është bërë një fuçi e vërtetë baruti me dhjetëra dhe dhjetëra grupe të armatosura që luftojnë për të vënë nën kontroll territorin, duke luftuar për të imponuar agjendën e tyre politike ose për të marrë në duart e tyre burimet bujqësore dhe trafikimin e arit, gurëve të çmuar dhe mineraleve.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe më të matur. Nëse jeni...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Lajme të tjera

Web TV