Rama “teston” me listën e kandidatëve, kush janë prurjet e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet lista e kandidatëve të PS, emrat e rinj që i bashkohen deputetëve aktualë që do rikandidohen në zgjedhet e 25 prillit. A pritet kjo që të jetë listë përfundimtare? Tetë marsi vendos vulën përfundimtare. Dilemat e Ramës për boshtin me të cilët ka qeverisur dhe prurjet e reja

Nga Fernada Cenko

Gati 50 ditë para zgjedhjeve në tre kampet politike “ziejnë” emrat e kandidatatëve për Paralemtin e ri që do të dalë pas 25 prillit. Kryetarët e partive së bashku me të deleguarit e qarqeve po filtrojnë emrat fitues por edhe ato që do të mbushin listat. Lulzim Basha ende nuk është futur në fushën e mediatizimit të emrave potencialë për kandiatë, por Lëvizja Sociaslite për Integrim ka bërë disa prezantime nëpër qarqe. Surprizat priten në listën e PS-së ku ka një “tentativë” për të bërë të sigurtë disa emra që aktualisht janë pjesë e grupit Parlamentar të mazhorancës, por edhe personazhe të rinj që mëtojnë të futen rishtaz në këtë forcë politike.

Disa emra kanë dalë, por ajo që Rama po hedh në lojën e pokerit janë “letrat e para” për të surpizuar pikërisht pak orë nga data 8 mars ku është edhe afati i fundit i listës zyrtare të kandidatëve. Kryetari i Partisë Sociaslite ka bërë një përzegjdhje nga “Deputeti që duam”. Në rrugë online janë qëmtuar disa kandidatë që aspirojnë në politikë dhe kërkojnë që ti shërbejnë zonës nga e cila do të dalin. Nga ana tjetër, vetë kreu i PS-së Edi Rama disa ditë më parë foli për një formatim të grupit parlamentar të forcës së vet. Burime nga PS konfirmohen disa emra, por Rama njihet si personazhi që mban “asa nën mengë”, ose ndryshon kartat në momentin e fundit. Në listën e kandiatëve të rinj lexohen emra të cilët kanë dhënë kontribut në qeverinë Rama në pozicionin e drejtorëve apo ish-kryetarëve të bashkisë.

Drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici e cila në dy mandate ka qenë drejtoresha e IKMT-së është menduar të jetë edhe në listën e kandidatëve për deputete. Benet Beci, drejtori i KESH është përzgjdhur për të qenë në ekipin fitues të Partisë Socialiste. Elva Margariti e ardhur rishtazi në politike, sot mban pozicionin e Ministres së Kulturës, në zgjedhjet e 25 prillit ajo është përzgjdhur nga Rama për të qenë në ekipin e tij. Në listë përveç Margaritit është edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Po ashtu në listën fituese është edhe ministrja aktuale e Energjitikës Belinda Balluku. Kryetari i FRESH në Tiranë  Glinxhet Madhi është menduar që të jetë në listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës. Një emër i ri në listën e PS por që paralemntarizimi e njeh mbiemrin e saj është Gerta Duraku e cila do të përfaqësojë PS në qarkun e Kukësit. Ajo është vajza e Shyqyri Durakut, biznesmenit dhe ish-deputetit të Kukësit në vitet 2001-2005, e cila do të kandidojë për të kërkuar votën e kuksianëve për socialistët. Petrit Malaj nuk është emër i njohur vetëm në art, por edhe në politikë, pasi ka kandiduar edhe herë tjetër, këtë herë duket se do të jetë në listë fituese. Edhe pse jeton e punon në Tiranë, Malaj duket se është një zgjedhje e Ramës për të mbledhur sa më shumë vota në Tropojë, andej edhe nga ai vjen.

Lexo edhe :  Young Zerka: 12 vjeç shkova me kamion në Angli

Toni Gogu, prefekti i ri i emëruar në nëntor 2020 qarkut të Tiranës, do ti bashkohet listës fituese të ekipit “Rama 3”. Edhe prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, është pjesë e listës së PS-së në qarkun e Shkodrës, por dhe prefekti i Elbasan-it, Klevis Xhoxhi. Ekipit fitues të Ramës në listë i shtohet edhe emri i drejtorëshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Drejtori aktual i Kadastrës Shqiptare Artan Lame është në listën e sigurt për të qenë deputeti i ardhshëm në qarkun e Korçës.

Lame do të jetë në zonën e Kolonjës. Ndërkohë që drejtori i OSHEE-së Ardian Çela do kandidojë në Durrës. Vetë Edi Rama ka njoftuar prej kohësh se do kandidojë në dy qarqe, Vlorë dhe Durrës. Ajo që bie në sy nga lista është se disa nga emrat e rinj do të jenë në qarqet nga kanë eddhe vendlindjen. Ndërsa emrat që kanë qenë deputet i kanë caktuar në qytete të ndryshme. Përshembull Fidel Ylli që kanë qenë në Berat dhe ka origjinën nga Skrapari kësaj here Rama e ka vendosur të kandidojë në Vorë, në Qarkun e Tiranës. Vasilika Hysi deklaroi dje se nuk do të kandidojë më për deputete. Mësohet se në listë do të mungojë edhe emri i Ditmir Bushatit, ish-ministër i Jashtëm i qeverisë “Rama 1”.

QARKU DIBËR

Olta Xhaçka

Agron Cerri

Aurora Mara

Alfir Shima

 

QARKU KUKËS

Gerta Duraku

Petrit Malaj

 

QARKU LEZHË

Lindita Nikolli

Eduart Ndreca

Shpresa Marndoj

 

QARKU SHKODËR

Ilir Beqja

Majlinda Angoni

Paulin Sterkaj

Benet Beci

Jona Liqejza

Kabir Fishta

Luan Harusha

 

Qarku Berat

Blendi Klosi

Ermonela Felaj

Adnor Shameti

Nasip Naço

Bardhyl Kollçaku

Fadil Nasufi

 

QARKU GJIROKASTËR

Blendi Çuçi

Mirela Kumbaro

Artemisa Dhralo

Ediola Braha

Laert Duraj

 

QARKU VLORË

Edi Rama

Damian Gjiknuri

Anila Denaj

Vullnet Sinaj

Alket Hyseni

Vilma Bello

Vasil Llajo

Niko Kurri

 

QARKU KORÇË

Niko Peleshi

Ilir Pendavinji

Eduard Shalsi

Edlira Bode

Artan Lame

Dhora Dajko

 

QARKU DURRËS

Edi Rama

Ardian Çela

Eglantina Gjermeni

Ilir Ndraxhi

Lefter Koka

Milva Ekonomi

Keida Ferra

Rolant Xhelilaj

Klodiana Spahiu

Jurgis Çyrbja

 

Qarku Fier

Erion Braçe

Bashkim Fino

Antoneta Dhima

Ismet Beqiraj

Bujar Çela

Tatiana Piro

Gramoz Ruçi

Erjona Hoxha

Gentian Nushi

Eriselda Sefa

 

QARKU ELBASAN

Taulant Balla

Evis Kushi

Arben Kamami

Anastas Angjeli

Musa Ulqini

Albana Hana

Saimir Hasalla

Erald Xhani

Klevis Xhoxhi

Besjan Ajazi

Luan Duzha

Ertjan Çabiri

Shkëlqim Bullari

Desantila Tahiraj

Arbër Gjeta

 

Qarku Tiranë

Najada Çomo

Njësia 1

Elona Gjebrea,

Alqi Bllako

Njësia 2

Arben Pëllumbi,

Alfred Muharremi

Njësia 3

Klotilda Bushka,

Dallëndyshe Bici

Njësia 4

Arben Ahmetaj,

Njësia 5

Pandeli Majko,

Mimi Kodheli,

Eljo Hysko

Njësia 6

Belinda Balluku

Njësia 7

Etilda Gjonaj,

Besnik Bare

 

Njësia 8

Ervin Bushati,

Elva Margariti

Njësia 9

Ogerta Manastirliu,

Sadri Abazi

Njësia 10

Fatmir Xhafaj,

Mirlinda Karçanaj

Njësia 11

Ulsi Manja,

Glinxhet Madhi

Lagjja 14 (Zona e Astirit dhe Kashari)

Blerina Gjylameti

 

Bashkitë Kavajë

Rrogozhinë

Etjen Xhafaj

 

Bashkia Vorë

Fidel Ylli

 

Bashkia Kamzë

Elisa Spiropali,

Reme Lala

Dajt, Kërrabë, Petrelë, Baldushk

Xhemal Qefalia

Pezë, Ndroq, Vaqarr

Toni Gogu

Farkë

Sadi Vorpsi

Zall Bastar, Zall Herr, Bërxull, Laprakë

Edmond Rrushi

 

 

 

 

Të fundit

“Të lanë në mëshirën e Elisës…”/ Takimi i Ramës në Athinë, Berisha nuk ndal sulmet

Në fjalimin e tij para mbështetësve tek Rruga e Shpresës, Sali Berisha nga “arresti shtëpiak” ka komentuar mitingun e...

Apple dhe OpenAl pranë marrëveshjes që do të integrojë ChatGPT-në në iPhone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një interviste për medien amerikane Fox News, i ka kërkuar presidentit të SHBA Joe Biden që...

“Rrënimi nis te shitja e votës”/ Gjekmarkaj nuk ndal sulmet nga Kukësi

Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar ndjesë për trazimet që “politikanët...

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më...

Lajme të tjera

Web TV