7 Marsi, Balla takim me mësues të sapo dalë në pension: Mësuesi është ajka e një kombi, pikërisht aty fillon gatuhet e ardhmja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla së bashku me Ministren e Arsimit Evis Kushi uruan sot mësuesit me rastin e 7 Marsit përmes një takimi të ngushtë të organizuar me mësues të sapo dalë në pension.

Balla gjatë fjalës së tij shprehu vlerësimin, mirënjohjen dhe përuljen ndaj brezave të tërë mësuesish që kanë maksimumin e tyre për edukimin e një shoqërie të tërë.

“Një libër, një laps, një mësues e një fëmijë mund të ndryshojnë botën. Mirënjohje për çdo gjë keni bërë për ta ndryshuar Shqipërinë vit pas viti.”

Jo pa qëllim takimi me mësuesit u organizua në godinën ku 111 vite më parë do të mbahej Kongresi i Elbasanit i cili vendosi hapjen e Shkollës Normale.

“Prej kësaj dere filloi misioni i rëndësishëm i mësimdhënies në gjuhën shqipe që e ktheu Elbasanin në kryeqytetin e dijes. Elbasanin duhet të vazhdojmë ta ruajmë e promovojmë si djepin e dijes, si një asset shumë i rëndësishëm dhe pasaporta europiane e Shqipërisë” tha Balla.

Teksa përmendi punën e madhe që është bërë për arsimin pas vitit 2013 Balla se për herë të parë qeveria Rama ktheu vëmendjen tek arsimi parauniversitar, ai profesional dhe ai universitar.

“Kemi çmilitarizuar arsimin në aspektin politik. Koha kur mësuesit emëroheshin me tesera partie ka mbaruar dhe nuk duhet të kthehet më. Mësuesi është ajka e një kombi, pikërisht aty fillon gatuhet e ardhmja.”

Balla siguroi se ”Do të vazhdojmë të qeverisim me bindjen se investimi në arsim është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e një vendi.”

E teksa ndodheshin në mjediset e kalasë së Elbasanit Balla tha se “nuk do të gjej karar, as unë as kryetari i bashkisë derisa ta kthejmë kalanë e Elbasanit në objektin më të vizitueshëm”

Lexo edhe :  Orari më i mirë për të konsumuar darkën

Edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja vlerësuan kontributin e mësuesve dhe sidomos atyre normalistëve që nisën rrugëtimin e vështirë por të bukur të Gjuhës Shqipe.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV