Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin e mirë: Nëse e keni kaluar Covid-19 mos u shqetësoni nga variantet e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka ndarë me qytetarët një studim amerikan në lidhje me riinfektimet e personave nga mutacionet e COVID. Sipas studimit, Alimehmeti tregon se variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer. Pra thekson epidemiologu se kush ka kaluar COVID nuk duhet të shqetësohet nga variantet e reja, por gjithnjë duhet të respektojë masat dhe të bëjnë vaksinën sapo t’u jepet mundësia.

“Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2. Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga: gjaku i pacientëve të sëmur gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer. Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin: variantin e Wuhanit variantin D614G (klasik) variantin Britanik dhe variantin Kalifornian. Pra, miqtë e mi: Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja. Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi”, shkruan Alimehmeti.

Të fundit

Bashkëshorti vrau shqiptaren në Athinë, daja hap dyert e mortit në Vlorë: Pinte alkool…

Daja i shqiptares, Enkelejda Danaj që u vra nga ish burri në Athinë ka hapur dyert me mortit të...

Gjeografia e votave, nëse votohet sot

Nga Eduard Zaloshnja Një nga pyetjet e përmuajshme në sondazhin që zhvilloj për Report TV është: “Nqs zhvillohen sot zgjedhje parlamentare, për kë do të...

Marina Vjollca feston ditëlindjen, Geti e ‘lë pa frymë’ me dedikimin

Marina Vjollca feston ditëlindjen dhe mbush 34 vjeçe. Në këtë ditë të veçantë, moderatorja ka marrë shumë urime, ku natyrisht nuk kishte se si të...

Gati për një super ndryshim? Të tregojmë ngjyrën e përsosur për flokët

Tani që pranvera po largohet dhe vera është shumë pranë, ka ardhur momenti të përshtatesh me motin me diell dhe ngrohtësi me anë të...

Pronarët trëmbeshin nga tatimi!/ Rivlerësimi ‘zhbllokon’ shitjen e pronave luksoze

Vilat luksoze, apartamentet dubleks, apo bizneset mëdha etj… do të përfitojnë më shumë nga rivlerësimi i pasurive, pasi ju ulet automatikisht vlera e lartë...

Lajme të tjera

Web TV