“Të telefonova, nuk u përgjigje”/ Fino bashkon të majtë e të djathtë, ja mesazhet prekëse të politikanëve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e Bashkim Finos, në moshën 59-vjeçare, si pasojë e infektimit me Covid 19, ka tronditur të gjithë kolegët e tij, të majtë e të djathtë, me të cilët ndau për vite të tëra diskutimet në Kuvend, apo në kohën kur shërbeu si ministër dhe si kryeministër në qeverinë e Pajtimit Kombëtar.

Janë qindra mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale për Finon, politikanin karizmatik, që dinte të ruante qetësinë, atëherë kur shumëkush e humbte. Namik Dokle, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, e madje dhe Bujar Nishani e shumë personalitete të tjerë kanë ngushëlluar familjen e Finos, dhe shprehen të habitur e keqardhur nga lajmi i vdekjes së tij.

Namik Dokle

MOS, BASHKIM, MOS, Ç’NA BËRE KESHTU?! Te telefonova, nuk u pergjigje…te dergova mesazh, nuk u pergjigje…dhe shpirti im (mallkuar qofte!) e parandjeu gjëmën! Kurre nuk kishte ndodhur ashtu…Kisha tre dite qe me mendje flisja me ty, me ty, miku im i mire, miku im i perjetshem, mik i paharruar. E kujt i duhen tash keto fjale?! Ti ike dhe na le…ç’na bere keshtu?!

Mimi Kodheli

Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish. Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino. Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur. Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira

Alfred Peza

Ka nisur fort e trishte kjo dite, kur mesova lajmin e pabesueshem, se nuk e kishim me mes nesh “Kryeministrin e Pajtimit Kombetar!” Do na mungoje buzeqeshja jote 360 gradeshe dhe urtesia prej fisniku te lindur.
Familja socialiste eshte ne zi, per humbjen e madhe, te simbolit te diteve me te veshtira per Shqiperine.
Lamtumirë e qofsh i parajses MIKU IM Bashkim

Petro Koçi

Lamtumire Bashkim Fino! Te mori kjo flame e pabese. Ishe mik i te gjitheve sepse edhe ne politike ishe njerezor! Nuk te harrojme, nuk te harrojne!

Pandeli Majko

Bashkim Fino ka ndruar jetë. Kryeministri socialist i “Pajtimit” të vitit 1997 nuk do jetë midis nesh! Do na mungosh mik! U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes!

Arben Malaj

Kurrë nuk do të besoja se një ditë do te postoja këtë lajm të trishtueshëm për Bashkimin. Një humbje tragjike për familjen e tij, miqtë dhe kolegët! Përherë mirënjohës Bashkim për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm gjatë krizës së tmershme të 97-s.

Ngushëllime Dianës dhe fëmijëve. Prehu i qetë miku im. Bashkë kemi kaluar shumë momente të vështira por edhe krenarie.
Ju qoftë i lehtë dheu i tokës amë! Beni

Bujar Nishani

Ngushëllimet më të ndjera familjes, të arfërmve dhe miqve të ish Kryeministrit Bashkim Fino ! Pavarësisht pozicioneve dhe projekteve të ndryshme politike që i përkasim, vlera njerëzore dhe dimensioni i dëshirës për të kontribuar për shtetin, për vendin, për Shqipërinë tonë, janë parimet më sublime.

Kur këto parime humbasin dikë, të gjithë ndihemi të pikëlluar.Pusho në paqe tashmë, Bashkim

Andi Përmeti

Trishtim! Nje koleg i mire me te cilin shpesh debatoja ne Komisionin e Ligjeve, por aq shpesh diskutoja per futbollin, qe aq shume e donte. U prehsh ne paqe! Ngushellime familjes!

Edi Rama

E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.  Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur.

Taulant Balla

Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kolegu e miku ynë i mirë Bashkim Fino u nda sot nga ne.

Familja jonë e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashur.

Na preve krahët o Bashkimi ynë i dashur! U prehsh në paqe! I paharruar do jesh gjithmonë!

Ilir Meta

Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.
Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë! Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!
Erion Veliaj
Mëngjes fort i trishtë ky, pas ikjes së një burri babaxhan e të mirë, një socialist i çmuar, si Bashkim Fino.
Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që, në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij!

Prehu në paqe mik i dashur!

Lexo edhe :  Nga Athina, në Milano dhe Londër/ Klosi tregon detaje nga takimet e Ramës me diasporën
Damian Gjiknuri

Lajm i trishtë ndarja nga jeta e mikut dhe kolegut Bashkim Fino. Një humbje e parakohshme që krijon një boshllëk të madh jo vetëm tek familja por edhe tek miqtë e shumtë dhe kolegët! Familja humbi njeriun e vet të dashur, miqtë humbën një burrë fisnik e me vlera të jashtëzakonshme! Kolegët humbën njeriun e përkushtuar që diti të marrë përsipër përgjegjësi edhe në momentet ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë postkomuniste, atë të trazirave të vitit famëkeq 1997, kur Bashkimi u kthye në simbol shprese si Kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar!

Ogerta Manastirliu

E trishtuar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut dhe kolegut, Bashkim Fino. Do të më mungojnë bisedat gjatë pushimeve në seancat e Kuvendit, ku nuk i kursente asnjëherë këshillat e mençura. Krenare që kam ndarë një copë udhë në politikë me njeriun, i cili drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit.
U prehsh në paqe, mik!

Fadil Nasufi

Lamtumirë Miku im, Miku ynë, kolegu BASHKIM FINO!

I kobshëm, pikëllues dhe shokues lajmi për ndarjen nga e jeta të Kryeministrit të vitit të vështirë 1997! Dhimbja është e madhe kur vdekja na rrëmben jetën e një njëriu kaq të mirë, të dashur, të një shqiptari të madh dhe politikani dinjitoz si BASHKIM FINO!

Jemi në heshtje!
Jemi pa fjalë!
Do na mungosh të gjithëve!

Blerina Gjylameti

Mëngjesi erdhi me një lajm të hidhur dhe shumë të trishtuar. Miku ynë, kolegu i nderuar Bashkim Fino u nda nga jeta. Mungojnë fjalët që e kanë të pamundur të ngushëllojnë dhimbjen. Do ta ndjejmë shumë mungesën tënde mik i mirë.

Ngushëllime familjes, u prehsh në paqe!

Ditmir Bushati
Na trondite me ikjen tënde të parakohshme Bashkim Fino! U prehsh në paqe miku ynë i mirë!

Anila Denaj

Lamtumirë Bashkim Fino! I pabesueshëm lajmi për ndarjen tënde nga jeta, miku, kolegu dhe bashkëpunëtori im. Do më mungojnë përshëndetjet e diskutimet tona. Do e ndjejme të gjithë mungesën tënde, jo vetëm ne socialistët. Nder dhe priviliegj që të njoha! U prehsh në paqe!

Armando Subashi

E pabesueshme kjo ndarje e parakohshme dhe mjaft e trishtë!

Një humbje për familjen e tij, për familjen tonë të madhe dhe për politikën shqiptare të cilës i dha shumë, sidomos në kohët e saj më të vështira. Lamtumirë Bashkim Fino, mik i dashur dhe zemërmirë!

Lamtumirë mik i shtrenjtë!

Besnik Jakaj

Me hidhërim të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta nga Covid-19 të Z. Bashkim Fino. Fino ka qenë një person që ka dhënë shumë kontribute për vendin tonë, pasi ka marrë përgjegjësi të mëdha në kohë shumë të vështira. Ngushëllime familjes, kolegëve, shokëve dhe miqve së Z. Fino!

Faleminderit për kontributin që ke dhënë për vendin tonë të përbashkët!

Të qoftë dheu i lehtë!

Lulzim Basha

Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik & shoqëror të vendit.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe të gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!

Sali Berisha

Mesazh ngushellimi per Bashkim Finon!

Miq, Covid 19 e ndau nga jeta para kohe Bashkim Finon, njerin prej presonaliteteve me te spikatura te Partise Socialiste dhe qeverisjes se vendit.

Gjate ketyre 30 viteve ne politike, Bashkimi ka mbajtur detyra te rendesishme nga kryetar bashkie i qytetit te tij te lindjes Gjirokastres deri ne kryeminister i qeverise se pajtimit kombetar ne vitin 1997, e cila kishte si detyre me kryesore pergatitjen e zgjedhjeve te parakohshme, detyre te cilen ne vleresimin tim ai e permbushi ne fryme bashkepunimi dhe me pergjegjesi.

Pas atyre zgjedhjeve deri sot ai si deputet i PS dhe qeveritar i saj ka kryer detyra te rendesishme duke qendruar nje ze i moderuar ne grupin drejtues ekstremist te PS.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes Fino per humbjen e pakompensueshme, une i lutem Zotit qe shpirti i Bashkimit te saj te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin. sb

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV