Futbolli i sallës, Shqipëria, me shumë mungesa në dy sfidat e radhës të Eliminatoreve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kombëtares së futbollit të Sallës shpall listën për përballjen me Kroacinë dhe Ukrainën. Në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e ardhshme të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Futbollit të Sallës, Kombëtarja shqiptare do të nisë të dielën grumbullimin. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Kroacisë më 7 prill 2021, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës, ndërsa 4 ditë më pas më 11 prill do të përballet në fushë të huaj me Ukrainën.

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Erind Resuli ka ftuar 14 lojtarë për këto dy sfida, por bie në sy fakti se këtë herë kuqezinjtë kanë shumë mungesa të kushtëzuara nga “Covid-19”-ta, dëmtimet fizike apo edhe pamundësi për t’u bashkuar me skuadrën për shkak të kufizimeve të vendosura kudo nëpër Evropë. Kështu, stafi teknik nuk do të ketë shërbimet e lojtarëve Besnik Rexhepajt, Rej Karaja, Almir Hasaj, Julio Cesar De Melo, Klodian Rrapi, Agon Ramadani dhe Enrico Bicaj.

Ndërkohë, kapiteni Roald Halimaj mund të mungojë në ndeshjen e dytë ndaj Ukrainës. Shqipëria ndodhet në Grupin 1 të Eliminatoreve të Evropianit së bashku me Kroacinë, Ukrainën dhe Danimarkën. Deri tani kuqezinjtë kanë 3 pikë, po aq sa edhe Danimarka, dhe Ukraina, ndërkohë që grupin e kryeson Kroacia me 12 pikë pas 4 ndeshjesh. Edhe pse Kombëtarja do të ketë shumë mungesa, kuqezinjtë do të përpiqen të bëjnë maksimumin ndaj sy prej skuadrave më të forta në Evropë për momentin, e cila ka fituar në Tiranë me shifrat 10-3 në ndeshjen e parë.

Të fundit

Von der Leyen: Nëse Putin ndal bombardimet, negociatat janë të mundshme

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi se negociatat për paqe në Ukrainë janë të mundshme nëse Vladimir...

Fjalimi i Ramës në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryeministri Edi Rama dha mesazhe të forta në fjalimin e tij në Athinë, të takmin e tij me komunitetin...

Ekzekutimi i efektivit në Fier, reagon drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Do bëjmë gjithçka që autori të dalë para ligjit, thotë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, për Asllan Mernicën, vrasësin e 28 vjeçarit Novruz Cenalia. "Policia e...

U betua në emër të Maqedonisë! Edhe Bullgaria reagon ndaj presidentes Davkova

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, si dhe marrëveshje...

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Reagon Balla: Autori të dorëzohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia që të dorëzohet. Në një prononcim për...

Lajme të tjera

Web TV