Rruga e mbushur me gëzhoja/ “Kumbari” i Shkodrës u ekzekutua pa mëshirë me kallashnikov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga Shkodër-Koplik në fshatin Dobraç i Ri është mbushur me gëzhojat e kallashnikovit që i morën jetën Bardhok Pllanajt mbrëmjen e sotme rreth orës 21:10.

Gëzhojat janë shpërndarë në rrugë si pasojë e breshërisë së armës me të cilin 46-vjeçari u qëllua pa mëshirë.

Policia lokale e ndihmuar edhe nga FNSH kanë rrethuar kryeqendrën e veriut, por deri tani kanë gjetur vetëm një makinë të djegur pranë vendit të ngjarjes, që dyshohet e autorëve, të cilët janë arratisur në errësirë.

Edhe pse është ende herët, pista kryesore në tryezën e grupit hetimor është hakmarrja nisur nga dënimet dhe problemet në të shkuarën.

Por kush është Bardhok Pllanaj?

I cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës. 46-vjeçari është në emër shumë i njohur për drejtësinë shqiptare, por edhe atë belge. Një vit më parë Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë pasi ka qenë i arrestuar dhe dënuar për disa vepra penale, mes të tjerash në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Pllanaj ka qenë në gjykim në dhjetor 2018 për “pastrim parash”, ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘ndërtim pa leje’ për një pallat të vlerësuar 2 milionë euro. Ai ka rënë në pranga në vitin 2018, pasi dyshohej se kishte ndërtuar pallatin 10-katësh në Shkodër me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi, i cili u sekuestrua.

Por jo vetëm kaq. Bardhok Pllanaj ishte kryefjalë e politikës shqiptare në vitin 2014, pasi u akuzua për trafik droge, por i shpëtoi arrestimit. Asokohe u raportua se “Kumbari i Shkodrës” u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku për t’iu shmangur arrestimit. Policia e kërkonte Pllanajn për trafik droge nga Velipoja me skaf drejt Italisë.

Të fundit

“Rama s’pranoi jelekun anti-plumb”, Karamuço tregon si u organizua takimi në Greqi

Profesiori i kriminalistikës, Ervin Karamuçi dha detaje sesi u organizua takimi i kryeministrit Edi Rama në Greqi me emigrantët...

Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën

Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e Greqisë. Çani tha se Shqipëria është...

Çfarë po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

“Njerëzit qanin”/ Gazetarja tregon momentin kur Rama zbriti në aeroportin e Athinës

Takimi i Edi Ramës me shqiptarët e Greqisë këtë të diel, u kthye në kryefjalë në mediat shqiptare dhe ato greke. Gazetarja Anila Basha në...

Vota e diasporës realitet në 2025? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se kjo forcë politike ka shprehur vullnetin e saj që vota e diasporës të bëhet...

Lajme të tjera

Web TV