Zgjedhjet/ Rama-Basha, cili prej tyre po gabon në fushatë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fushata elektorale ka marrë një tjetër vrull pas nisjes së saj më 25 mars. Kryeministri Edi Rama po mbahet me dy proceset e nisura në këto dy vitet e fundit siç është procesi i vaksinimit dhe rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Për Ramën këto do të jenë sfidat krysore të mandatit të tretë, por jo vetëm. Këto dy “gurë” Rama i mban fort për të “goditur” edhe kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha. Ndryshe nga një rotacion tetë vjeçar që ka ndodhur në të kaluarën tonë politike, pas rrëzimit të komunizmit, Rama pretendon se nuk është konsumuar dhe ende ka energji për të çuar vendin përpara, duke kërkuar edhe një mandat tjetër. Dhe siç e do edhe “puna” Rama ka shprehur besimin se edhe këtë mandat të tretë do e marrë. Përveç këtyre premtimeve, Rama në fjalimet e tij i vihet re edhe anatemimi i figurave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Intergrim. Nga ana tjetër kreu i demokratëve Lulzim Basha po bën një fushatë të qetë sa i takon shinjestrimit të Ramës. Merret me dështimet e qeverisë sipas tij, por jo me individin Ramë. Kërkon gjithashtu të injektojë entuziazëm tek eletorati, duke i kthyer një pjesë të takimeve gati në tubime.

Duket se strategjia e Bashës është “premto dhe tento”! Ka zhvilluar takime me kategori të ndryshme, nga fermeri tek profesorët, nga sipërmarrësit tek punëtorët. Premtime kudo për rritje pagash, mbështetje finaciare për studentët, bujqësinë, rritje pensionesh apo ulje taksash. Gjithashtu Basha po tenton të “veshë” veten që tani me kostumin e kryeministrit, duke përmendur shpesh fjalët: qeveria ime në vijim, unë… etj. Edhe Basha e ka të qartë se kjo mbetet ende një ëndërr, por Basha po “merret me veten”, (të lënë pasdore për shumë vite).

Lexo edhe :  Media polake: Shqipëria, destinacioni perfekt për pushime në 2024

 

Të fundit

Njerëzit më inteligjentë kanë lindur nën këto tre shenja të zodiakut

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të...

Kanada, mijëra të evakuuar për shkak të zjarreve, 25 mijë hektarë në flakë

Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në perëndimin kanadez, ku qindra zjarre shpërthyen dje, pasi sezoni i zjarreve, i cili...

Dosja e “Sterilizimit”, shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ja kur pritet të mbahet sërish

Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për dosjen e sterilizimit. Shkak mësohet se është bërë mos marrja e të gjitha materialeve për...

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili, po të vijojë po kështu,...

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

Lajme të tjera

Web TV