Balla në Elbasan: Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë të zhbëjnë çfarë është bërë deri tani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e rajonit numër 3 në Elbasan.

Në hyrje të fjalës së tij, Balla duke ritheksuar diferencën mes PS dhe PD tha se marrëdhënia me ligjin është ndryshimi më i madh mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike e LSI.

“Për ne ligji është i barabartë për të gjithë. Për ata është llastik, mund ta tërheqësh, lëshosh, mund ta këpusësh. Partia Socialiste bën shtet, bën reforma duke marrë mbi supe përgjegjësinë për të prishur edhe koalicionin me LSI në 2016 si kusht sepse ata nuk pranonin të votonin reformën në drejtësi. Sot Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë të zhbëjnë çfarë është bërë deri tani në vazhdimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi”, tha Balla.

Numri dy i PS më tej u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit që t’i japin mundësi Ramës të vendosë para ligjit Ilir Metën dhe Sali Berishën.

“Nuk e merr një mandat LSI në Elbasan nëse ne bëhemi të gjithë bashkë për të mos lejuar leximet e kafesë nga fallxhorja në çdo cep të Elbasanit. Duhet të jemi aty për të mbrojtur ligjshmërinë dhe të drejtën e votës për këdo. Ato që blejnë votën ju e dini që është LSI. LSI për skrap do ta çojë Partia Socialiste e Elbasanit”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS teksa përmendi investimet e bëra nga qeveria në Elbasan tha se pa mbështetjen e qytetarëve çdo investim do të mbesë i papërfunduar.

“Investimet nuk do të bëhen dot nëse Edi Rama nuk është në qeveri, nëse unë dhe kolegët e mi nuk do të jemi në Parlament. Nga frika e një rezultati tepër negativ kandidatët për deputet të PD po shkojnë derë më derë sepse e dinë çfarë i pret. Dua t’ju garantoj që mandati ynë i ri do të jetë mandati fitues për PS, por mbi të gjitha do të jetë mandati i bashkisë së Elbasanit”, përfundoi Balla.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV