Covid-19/ 14 ditë vaksinim masiv, marrin dozën 260 mijë qytetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Pas fillimit të vaksinimit masiv, që nisi më 29 mars, sot bëhen 260 mijë qytetarë që kanë marrë vaksinën kundër Covid 19. Në ditën e pesëmbëdhtjetë, ISHP pranon që deri në fundjavë të vaksinohen 300 mijë qytetarë. Pas vaksinimit të ekipit mjekësor, mësuesve, të moshuarve dhe gazetarëve, mosha ka zbritur deri në 60 vjeç për ata që kanë sëmundje shoqëruese. Deri tani në vendin tonë janë përdorur vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac, Sputnic V. Masivisht qytetarët janë vaksinuar me Sinovac dhe AstraZeneca. Ndërsa pritet që ministria të bëjë gati planin për të vaksinuar me Pfizer personat që bëjnë dializë dhe që kanë kryer transplant. Ndërsa priste dërgesën e radhës së vaksinave kineze, ministri e Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se “brenda kësaj jave do të vijnë në Shqipëri edhe 50 mijë dozat e tjera të Sputnik V”.

Reagimet për Sinovac

Pas pohimit të ekspertëve kinezë për efektshmërinë e ulët të vaksinës Sinovac, autoritetet shqiptare deklarojnë qëndrimin e tyre ndaj kësaj vaksine. Përgjegjësja e vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik Erida Nelajn thotë se do të vijojë fushata për imunizimin e popullatës. Për eksperten çdo vaksinë, përfshi edhe kinezen Sinovac, synon të ulë format e rënda dhe vdekjet nga koronavirusi. “Nuk bëhet fjalë për pezullim. Ne kemi të dhëna qe vijnë nga Turqia, ku të gjitha vaksinat kanë si objektiv shtrime në spitale. Duhet të vaksinohemi sa më shumë që të ulim transmetimin e infeksionit”, tha ajo. Pavarësisht skepticizmit edhe ndaj Astra Zeneca, e dyshimet për efekte anësore, Shqipëria nuk do ta pezullojë as këtë vaksinë, duke vijuar aplikimin te kategoritë e përcaktuara. Specialistët e Shëndetit Publik thonë se efektet e deritanishme nga vaksinat kanë qenë ato të pritshmet, temperaturë dhe dhimbje trupi. Ndërsa nga neglizhimi i masave, nuk kanë munguar rastet e infektimit të personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid. “Ka pasur infektime në personat që kanë marrë dozën e parë. Do gati një muaj që të fillojnë të krijohen antitrupat, prandaj nuk duhet të ulim vigjilencën”, shton Nelaj. Shqipëria do të vijojë vaksinimin me dy doza për çdo tip vaksine, sipas protokollit të përcaktuar nga çdo prodhues. Ndërsa në botë kanë nisur diskutimet për mundësinë e aplikimit të dozës së tretë si dhe vaksinime kombinuar me dy tip vaksinash anti-covid.

Lexo edhe :  “USA Today”: Shqipëria mes katër destinacioneve evropiane spektakolare

 

Të fundit

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, ja kur do ti çojmë 100%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjatë së cilës...

Nuk ka surpriza në “Old Trafford”, Arsenali mposht minimalisht Manchester United

Gara për titullin kampion të Premier League-s mes Manchester City-t dhe Arsenalit mbetet e ethshme deri në javën e fundit. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 këtë...

Lajme të tjera

Web TV