Policia ngatërroi elektroshokun me pistoletën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky xhirim tregon momentin kur policia amerikane qëllon me armë 20-vjeçarin me ngjyrë Daunte Wright, i cili u vra të Dielën në një qytezë pranë Mineapolisit.

Në regjistrimin e kamerave të trupit të efektivëve dëgjohet se policja Kim Potter me 26 vite eksperiencë në polici, kërkonte të përdorte elektroshokun për ta paralizuar përkohësisht të riun, por në nxitim e sipër ajo përdori pistoletën.

“Mesa pashë dhe dëgjova në video, besoj se oficerja donte të përdorte elektroshokun, por në vend të saj qëlloi me një plumb”.

Në pamje duket qartë se i riu u rezistoi përpjekjeve të policëve për t’i vënë prangat dhe hipi në automjetin e tij, me të cilin kishte shkelur rregullat e qarkullimit para se të ndalohej.

Publikimi i xhirimeve nuk i uli tensionet në qytezën Brooklyn, ku për të dytën ditë radhazi pati protesta të dhunshme anti-raciste të afro-amerikanëve kundër policisë për këtë rast.

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV