Nasip Naço nxjerr zbuluar LSI-në: Aty na thoshin se Luli gënjen edhe për orën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nasip Naço është larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim për t’u bashkuar në këto zgjedhjet me Partinë Socialiste.

Ai kandidon në qarkun e Beratit dhe ishte prezent në takimet e kryesocialistit Rama në Skrapar dhe në Berat.

Gjatë fjalës së tij, Naço falënderoi Ramën që e pranoi në PS ndërsa deklaroi se në rast se fiton mandat, votat nuk i përkasin atij por Partisë Socialiste.

“Është kënaqësi të jem këtu. Dje në darkë Rama më ka pyetur si po vazhdon takimet në Berat. I thashë nuk ecën me takimet në Berat pa ardhur në Skrapar. Kjo pjesëmarrje tregon që Edi Ramën e duan në Skrapar. E falënderoj Ramën që më ka hapur derën e PS. Dikush nga ju mund të pyesë deri dje ishte me LSI? Po. Unë nuk kam goditur me gur LSI-në, por problemet e mia kanë qenë me lidershipin e LSI-së. Vetë na thoshin që Lul Basha të gënjen edhe për orën. Sot e duan të gjithë ta bëjnë kryeministër. Një parti që vitet e fundit bënte vetëm eksperimente politike të dështuara që i takojnë të kaluarës.

Është shumë e thjeshtë. Nuk pranuan koalicion me PS në vitin 2017. Po foli Luli edhe ne nga mbrapa. Një parti me 20 deputetë që nuk ishte partner por vasale e Partisë Demokratike. Mandatin që do marr nga PS, është i PS, jo i im. Nuk mund të vazhdoja më me eksperimente të dështuara. Një mik më tha që mirë bëre që erdhe se ishit bërë ju të LSI si guri në këpucë. Për dy vite në ministrinë e Drejtësisë më ka mbështetur për reformën. Kur unë kërkoja për ndonjë gjyqtar të ndiqej penalisht ditën tjetër e shikoja me kryetarin e KLGJ. I vetmi premtim është që do jem në krah të Ramës për Skraparin, jo me koncesione.

Ju e keni mbështetur PS dhe meritoni më shumë. Qëllimi im është të bashkohemi bashkë. Sot asnjë nga kandidatët që ka pasur LSI në vitin 2017 nuk është, sepse është një eksperiment politik I dështuar. U kërkoj miqve të mi të LSI t’i bashkohen PS. Ne kemi një borxh në PS”, deklaroi Nasip Naço

Të fundit

Projekti i qendrës “Expo Albania”/Rama:Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga projekti fitues për ndërtimin e qendrës “EXPO ALBANIA” që siç e theksoi...

Studimi i fundit, këto janë ushqimet që përmbajnë më shumë plastikë

Nëntëdhjetë për qind e mostrave të proteinave shtazore dhe bimore rezultuan pozitive për mikroplastikë sipas një studimi të Shkurtit 2024. As vegjetarianët nuk mund...

Meta në krah të Berishës: Pas Konventës do shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit

Ilir Meta ka sqaruar raportet e tij me Sali Berishën pasi nuk është parë asnjëherë të marrë pjesë në tubimet poshtë ballkonit të tij. Meta...

Gruaja e tij, nën hetim, Rama mesazh kryeministrit spanjoll: Mos u dorëzo

Ndërkohë që kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se po mendon të japë dorëheqjen teksa bashkëshortja e tij po përballet me një hetim gjyqësor pas...

Protesta e ”Rithemelimit”/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në këto akse rrugore

Partia e Lirisë, Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbajnë sot një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës në 10:00. Për shkak...

Lajme të tjera

Web TV