Publikohen pamjet e momentit pak pas plagosjes së sekretarit të degës së PD-së në Kavajë, Bledi Okshtuni. Në video shihet se si kolegë të tij e mbajnë për të hipur në një makinë dhe më pas për ta dërguar në spital.
Bledi Okshtuni u plagos me armë zjarri në një zyrë të Partisë Demokratike në Kavajë. Autori i kësaj ngjarje është Ndriçim Jonuzi.
Policia ka shpallur në kërkim autorin (i njohur edhe me mbiemrin Tahiri), po ashtu në kërkim janë dhe dy shokët e tij Markel Shtylla e Dorian Troplini.