“Pis burrë”/ Lefter Koka nuk kursehet ndaj Ilir Metës: Palaço që të vret natën dhe të qan ditën, kur flet ti për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lefter Koka i përgjigjet presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi se ka një bandë që po vepron në Durrës.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Koka, që dikur ka qenë mbështetës i LSI-së, shprehet se ndjehet keq që e ka mbështetur Metën dhe besuar për aq kohë.

“Ishin votat e mia, të durrsakëve të mi, jo të LSI-së që po i’a merr fytyrën çdo njeriu normal që e deshi dhe e mbeshteti. Ato vota nuk i merr dot as Lona, as Shiksi jot, që po bëhen gazi i botës në Durrës, por do t’i marrë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Do t’i marrë familja e madhe ku unë jam rikthyer për të dhënë me shpirt kontributin tim, që Durrësi të vaksinohet përfundimisht nga virusi i tërbimit dhe i poshtërsisë që figura jote fut në shtëpitë e shqiptarëve!”, shprehet Lefter Koka.

Më tej ai shton se “Ti je një i marrë fund, që Zoti ta ka marrë mendjen për të të zhveshur lakuriq përpara popullit, prandaj prite me qetësi dhe dashuri verdiktin e tmerrshëm që të pret në 25 prill! Ti do të mbetesh gjatë në kujtesën e këtij populli, si një palaço që të vret natën dhe të qan ditën. Kur flet ti për blerje votash dhe për Kushtetutë, është njësoj si të dëgjosh një baxhellë të flasë për virgjëri dhe një kriminel të flasë për ligjin!”.

Më tej i drejtohet Metës se je “i shpërfytyruar, i degjeneruar, i mbaruar që të ra dhe cipa e fundit. Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe! Pis burrë!”

Reagimi i plotë

Ilir Meta! Nëqoftëse kam një arsye të ndjehem keq me veten dhe njerëzit e mi, është që të besova ty për aq shumë kohe! Të vura në dispozicion veten, shoqërinë dhe miqësitë e mia në Durrës, që partia jote të merrte aq shumë vota, sa 1000 filxhanet e Monikës nuk i shikonin dot!

Lexo edhe :  Ndezi zjarr në një grumbull mbetjesh në Vlorë, arrestohet 38-vjeçari

Ishin votat e mia, të durrsakëve të mi, jo të LSI-së që po i’a merr fytyrën çdo njeriu normal që e deshi dhe e mbeshteti. Ato vota nuk i merr dot as Lona, as Shiksi jot, që po bëhen gazi i botës në Durrës, por do t’i marrë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Do t’i marrë familja e madhe ku unë jam rikthyer për të dhënë me shpirt kontributin tim, që Durrësi të vaksinohet përfundimisht nga virusi i tërbimit dhe i poshtërsisë që figura jote fut në shtëpitë e shqiptarëve!

Ti je një i marrë fund, që Zoti ta ka marrë mendjen për të të zhveshur lakuriq përpara popullit, prandaj prite me qetësi dhe dashuri verdiktin e tmerrshëm që të pret në 25 prill! Ti do të mbetesh gjatë në kujtesën e këtij populli, si një palaço që të vret natën dhe të qan ditën. Kur flet ti për blerje votash dhe për Kushtetutë, është njësoj si të dëgjosh një baxhellë të flasë për virgjëri dhe një kriminel të flasë për ligjin!

Ti je një arsye e madhe për të besuar që ka Zot, se vetëm Zoti mund të të hiqte ty nga qafa e shqiptarëve kështu siç e meriton!

I shpërfytyruar, i degjeneruar, i mbaruar që të ra dhe cipa e fundit. Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe! Pis burrë!

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV