Thyen edhe herësin, këto janë 8 kandidatët më të votuar deri më tani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit krahas partive politike, mund të votonin edhe kandidatin e tyre të preferuar, ose thënë ndryshe u krijua mundësia që një kandidat pavarësisht renditjes në listën e partisë që e përfaqësonte mund të thyente herësin dhe të merrte mandatin e deputetit duke rrëzuar të fundit në listë që ka marrë mandatin. Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, u propozua një skemë të re të hapjes së listave, ku listat ndahen në dy dhoma ose zona. Zona 1 është zona e kryetarit, atje ku partia cakton emrat, ndërsa Zona 2 është lista e hapur, atje ku anëtarësia e çdo partie zgjodhi kandidatët e preferuar.

Kryeministri Edi Rama është bërë kandidati i parë që ka thyer herësin e votave në Shqipëri, pavarësisht se ai doli deputet edhe nga renditja në listë

Herësi i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës ishte rreth 7377 vota, por Rama ka arritur të marrë deri më tani mbi 10.000 vota personale.

Ndërkohë në të gjithë vendin vijon numërimi i votave të marra për secilin kandidat në zgjedhjet e 25 prillit.

Numri i deri tanishëm i votave për kandidat ka sjellë surpriza. Listën deri më tani e kryeson Taultan Balla i cili është shumë më para me vota edhe se vetë kreu i qeverisë Edi Rama.

Më poshtë ju sjellim 8 kandidatët nga PS dhe PD të cilët e kanë thyer herësin me vota deri më tani, pavarësisht se ata e kishin siguruar edhe më parë mandatin e deputetit.

Taulant Balla 12486 vota,

Edi Rama 11222 vota,

Niko Peleshi 10908 vota,

Saimir Hasalla 9843 vota,

Aurora Mara 9173 vota,

Flamuar Hoxha 9,159 vota,

Bledar Cuci 8834 vota,

Bledi Klosi 8210 vota.

Të fundit

Gazetarja zbulon planin e SPAK për zgjedhje/Do infiltrohen njerëz në shtabet elektorale

Prokuroria e Posaçme ka hartuar një strategji të re për monitorimin e zgjedhjeve, e cila synon të evidentojë shkeljet dhe të garantojë një proces...

Revista britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore turistike në 2025

Pallate të lashta, dete me ujëra të pastra kristal dhe plazhe të pazbuluara – ekspertët tanë të udhëtimeve ju rekomandojnë destinacionet më të mira...

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2025

Territori shqiptardo të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites, por pjesa e dytë e ditës do të...

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale...

Lajme të tjera

Web TV