Udhëtimet në BE/ Çfarë ndodh nëse vendoset si kusht vaksinimi? Zv. ministrja Tomini shpjegon ‘planin rezervë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare e ka një “plan në sirtar”, nëse EMA nuk miraton vaksinat ruse dhe kineze dhe aplikon kushtin e vaksinimit për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.

Në rast se ky kusht do të jetë, atëherë Shqipëria do të arrijë marrëveshje ndërqeveritare për të favorizuar lëvizjen e udhëtarëve.

Kështu u shpreh në “Ditari” në A2, zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini, teksa theksoi se nuk do të ketë asnjë kusht për hyrjen në territorin shqiptar.

“Nga EMA janë duke u vlerësuar të dy vaksinat, kërkon një proces të detajuar dhe kërkon kohë dhe ky proces përshpejtohet në kuadër të pandemisë. Pa u miratuar nga BE nuk është i zbatueshëm, por nëse ndodh prioritet do te jenë vetëm ata që janë vaksinuar me Pfizer dhe AstraZeneca. Askush nuk do të donte të ndërpriste udhëtimet. Nuk mundet të vendoset një kufizim i tillë, nëse BE do jetë e dakordësuar për aplikimin e këtij kushti, do të ketë marrëveshje ndërqeveritare për të favorizuar procesin e lëvizjes së udhëtarëve. Shqipëria nuk ka asnjë kufizim për hyrjen e udhëtarëve dhe nuk do ketë kushte për hyrjen në territorin shqiptar”, tha Tomini.

Të fundit

Dosjet e Doktorit: Si PD ka përdorur drejtësinë për fushatë nga 2013

Nga Ylli Pata Natyrisht që fillimi është rasti Tahiri. Ministri i Brendshëm i PS-së, që edhe sot konsiderohet më popullori...

Migrena te fëmijët në rritje! Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të...

“Ju nuk jeni president, duhet të shkoni”/Çfarë i tha djali i Musk presidentit Trump

Videot e djalit të Elon Musk duke u takuar me gazetarët në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë janë bërë virale në rrjetet sociale. Në njërën prej...

Mbi konspiracionin e madh ‘ndaj rreziqeve’ për SPAK dhe drejtësinë e re

Nga Mero Baze Pas rezervave publike të kryeministrit Edi Rama rreth përfshirjes së SPAK dhe GJKKO në politikë me arrestimin e Veliajt, disa parti të...

Si të dalloni meningitin? Mjekja tregon çfarë duhet të kemi parasysh: Kujdes temperaturën

Shefja e shërbimit të pediatrisë infektive, Profesoreshë Xhorxhina Kuli shpjegoi se situata me meningitin nuk është alarmante, pasi raste me meningit ka pasur gjithmonë....

Lajme të tjera

Web TV