Me shpejtësi marramendëse, dalin pamjet e aksidentit që vrau “Xubin e Yzberishtit” (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikohet pamjet e aksidentit që i mori jetën dje ‘Xubit’ të Yzberishtit.

Siç shihet në video, Fatmir Avdillari, 45 vjeç, po udhëtonte me shpejtësi shumë të lartë, ndërsa përplaset me dy makina.

Avidllari njihej si person me rekorde kriminale nga policia. Ai është dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017.

Ai dyshohej si ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje.

Avdillari ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi teksa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet 97′ e 98′. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

Fatmir Avdillari së bashkë me të vëllanë Ilirin, por edhe persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

(VIDEO e publikuar nga JOQ)

Të fundit

Njerëzit më inteligjentë kanë lindur nën këto tre shenja të zodiakut

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të...

Kanada, mijëra të evakuuar për shkak të zjarreve, 25 mijë hektarë në flakë

Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në perëndimin kanadez, ku qindra zjarre shpërthyen dje, pasi sezoni i zjarreve, i cili...

Dosja e “Sterilizimit”, shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ja kur pritet të mbahet sërish

Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për dosjen e sterilizimit. Shkak mësohet se është bërë mos marrja e të gjitha materialeve për...

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili, po të vijojë po kështu,...

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

Lajme të tjera

Web TV