Beteja emocionuese Tirana-Partizani mbyllet pa gola

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi nuk ka krisma, Partizani-Tirana mbyllet 0-0 dhe është Teuta skuadra që feston dhe pret “demat e kuq”, që tani numërojnë tre pikë më pak se durrsakët. Beteja në “Air Albania” ishte mjaft e luftuar, nuk i mungoi tensioni, tifozët, dhe emocionet. Golat do i kishin derbit të tjera ngjyra, por nuk ndodhi dhe tani mendohet për tre finalet e tjera të Superiores.

NDESHJA – Betejë e vërtetë nga fillimi, me të dyja skuadra që kërkonin me ngulm marrjen e tre pikëve. Nuk munguan as polemikat dhe pretendimet për penallti, me Tiranën në dy raste dhe Partizanin në një moment, ku Stenio Junior në fakt kishte mundësinë më të mirë për të shënuar.

Tiranës në 45 minutat e para nuk arriti të ishte e rrezikshme te porta e Alban Hoxhës, ndërsa Jasir Asani goditi traversën 5 minuta nga fundit. Më parë Erald Çinari kishte parë t’i anulohej një gol, për pozicion jashtë loje.

Asnjë gol në 45 minuta, ndërsa në të dytën skuadrat nuk kanë lirinë e mëparshme. Fitoren e duan, por më shumë tentojnë të mos humbasin. Rasti më i mirë i shënimit u regjistrua pas një gabimi të Jurgen Bardhit. Taulant Seferi i Tiranës, sikurse ka bërë edhe herë tjetër, nuk ia doli të shënonte me një gjuajtje të fortë brenda zonës.

Në minutën e fundit Bekaj la portën dhe Najdovksi shpëtoi portën e Tiranës, ndërkohë që më pas në shtesë edhe Hoxhallari ishte vendimtar. Partizani tentoi në minutat e fundit të shënonte dhe ushtroi presion, por pa sukses. 0-0 dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

Të fundit

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë...

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Lajme të tjera

Web TV