Shifrat, ilaçi i të vërtetës për të llastuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Jemi futur në javën e tretë pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe ende nuk po bëhet një analizë reale e zgjedhjeve, e raporteve politike që ndryshuan nga votat e shqiptarëve si dhe forcën reale të subjekteve politike në vend. Kjo po ndodh jo thjesht se altopolantët nga selitë politike nuk duan të flasin për këtë, por dhe pse janë të stakuara në refrenin e manipulimit dhe mosnjohje të rezultatit. Si të mos mjaftojë kjo, nga kreu i PD Basha është nisur edhe një tur i gjatë nëpër Shqipëri me takime kur përsëritet e njëjta frazë, masakër. Nuk janë takime për të falenderuar elektoratin e saj për mbështetjen, as mbështetësit për energjitë në zgjedhje, por një ftesë për një betejë të re që gjithësesi do të ketë vetëm një të fituar. Bashën, që me motivin e humbjes por të dështimit, do të qëndrojë i patrazuar në krye e të PD, pavarësisht se beteja post zgjedhore, nuk i shërben askujt tjetër. Për të marrë më qetësisht këtë situatë të zakonshme të kontestimeve pas zgjedhore dhe për ta krahasuar me realitetin e shifrave që prodhoi vota e qytetarëve në 25 prill mjafton të shohim disa fakte. Grafikët e tabelave të zgjedhjeve tregojnë se PS e vetme arriti të mbledhë 768.250 vota, ndërkohë PD së bashku me koalicionin e saj prej 13 partish politike grumbulloi 622.265 vota. Pra kemi një diferencë goxha të madhe prej 145 mijë votash.  Edhe nëse shtojmë votat e LSI prej 107 mijë votash, PS është sërish në avantazh dhe çka në çdo rast i siguron fitoren. Duke vijuar në këtë logjikë, duke shtuar dhe mbi 35 mijë votat e PSD që rreshtohet pranë PS në këto vite, atëherë diferenca dhe garancia për fitore shtohet.  Nga ana tjetër, shpërndarja e votave e LSI nëpër rajone të ndryshme por që nuk materializohen me mandate në saj të sistemit zgjedhor, është një element që PS përveç shumicës së votave që disponon, ka vepruar dhe me strategji më të mirë zgjedhore se opozita. Por kjo analizë ende nuk është bërë nga krahu i djathtë. Vijojmë më tej. Koalicioni i madh PD-AN, rreshtonte në listë 13 parti të ndryshme politike që dhanë kontributin e tyre me vota në listën e madhe të PD. Sipas shifrave, të 13 partitë kanë dhënë një kontribut prej 62 mijë votash në rang vendi. Kjo shifër përbën 10 % të votave që ka siguruar PD në rang kombëtar. Sidoqoftë, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009 dhe vitit 2013, aleatët e PD-së kanë marrë më pak vota. Në zgjedhjet e vitit 2009 ata morën rreth 102 mijë vota dhe në zgjedhjet e vitit 2013, rreth 152 mijë vota. Në zgjedhjet e vitit 2017 votat për këto parti nuk mund të përcaktohen pasi ato kandiduan në një listë me PD-në dhe atëherë nuk votohej për kandidatët. Partia aleate më e votuar është PDIU, me 16 630 vota, e ndjekur nga Partia Lëvizja e Legalitetit, PLL me 12 376 vota, Partia Agrare Ambjentaliste, PAA me 8 190 vota dhe Partia Republikane, PR me 8 149 vota.

 

Pavarësisht se kontributi i partive të vogla ka rënë ndjeshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, vërehet se mandatet që kanë marrë si parti i kanë justifikuar me votat që kanë dhënë në rang vendi. Por ajo që vlen ndërsa krahasojmë shifrat e aleatëve si kontribut, është se sa ngelet realisht pesha e vërtetë e PD në zgjedhje. Nëse heqim votat e aleatëve pra, atëherë PD ka siguruar 35,46% të votave dhe nëse e krahasojmë me PS që mbetet mbi 48.40 %, atëherë diferenca midis partive më të mëdha bëhet me e dukshme me mbi 13%. Kjo duket me qartë tek votat si numër. Kështu, PD pa 62 mijë votat e aleatëve shkon në 560 mijë vota gjithsej. Dhe krahasuar me 768.250 votat që ka PS, del se është në disavantazh prej 208 mijë votash. Diferenca është e madhe pra, çka dëshmon se PD duhet të shohë nga vetja për shkaqet e humbjes dhe të marrë në analizë punën e saj për ta shndërruar në forcë fituese. Politika e qaramanit dhe të ankuarit se për çdo rezultat e ka fajin kundërshtari, nuk të nxjerrin askund, përveçse të nxjerrin humbës betejë pas beteje. Se sa të vërteta ishin kritikat ndaj PD gjatë fushatës se nuk arrinte të krijojë frymë dhe aq më pak shpresë për ndryshim dhe fitore në zgjedhje, janë pikërisht krahasimi i rezultateve të saj si parti më ato të zgjedhjeve të mëparshme. Kështu, nëse rezultati i zgjedhjeve të 2017 ishte më i ulëti historik i demokratëve dhe që s’po e marrim si masë krahasimi, PD ka marrë 50 mijë vota më pak se në 2009, në mandatin e dytë të Berishës, dhe 30 mijë vota më shumë se 2013 kur PD doli në opozitë. Pra me këto shifra, kur thuajse je gati në të njëjtin nivel kur PD doli në opozitë, atëherë nuk është e ndershme të trumbetosh se ke fituar dhe dy ditë pas të thuash se më kanë vjedhur. Tjetër element që duhet të merret parasysh është dhe fakti i aleatëve. Deri tani në shifrat e krahasimit me rezultatet e PS, demokratët llogarisin dhe votat e aleatëve më të vegjël. Por në analizën e munguar të PD dhe tema e aleatëve është pjesë e çështjes. Pasi një pjesë e tyre që tani po e shohin së largmi PD dhe si vështirë se nesër do të bashkëpunojnë sërish me të. Shto faktin se një pjesë e tyre në të shkuarën kanë pas bashkëpunuar dhe me PS, dëshmon se një pjesë e madhe e tyre mund të jenë aleatë të momentit, por që në çdo moment mund të ndjekin rrugën e tyre. Ndaj vota e tyre nuk mund të llogaritet me siguri si një kontribut edhe në të ardhmen. Pra PD duhet të bëjë llogaritë me veten dhe nëse do vërtet të tregohet parti moderne duhet të marrë në analizë faktin pse edhe pas 8 vitesh në opozitë mezi arrin në nivelet e 2013 kur dorëzoi pushtetin. Përse mbetet e thellë diferenca që ka me PS dhe çfarë i duhet të bëjë që ta zvogëlojë e të përmbysë raportet nëse dëshiron në zgjedhjet e ardhshme fitore. Të tjerat janë pesë me hiç. Në politikë fitohet duke bërë betejë, jo duke u përkëdhelur si i llastuar.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV