Ka shkuar në më shumë se 650 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavirusit në vend. Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Oegrta Manastirliu, e cila thotë po vijon pa u ndalur puna për arritjen e objektivit të 1 milion vaksinimeve që kërkohet të kryhen brenda muajit qershor.
“Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 650 mijë vaksinime. Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë të 1 MILION vaksinimeve”, shkruan Manastirliu.