Tre ministrat e jashtëm të BE në Tiranë: Koha e duhur të nisin negociatat me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur në një takim në MEPJ homologët e saj, Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg; Ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Jakub Kulhanek dhe atë të Sllovenisë, Anze Logar.

Ministrja Xhaçka deklaroi se vizita e homologëve të saj në Tiranë është një tregues i mbështetjes së tyre dhe vendeve që ata përfaqësojnë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Shqipëria, ka bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të përmbushur kushtet dhe kërkesat duke tejkaluar jo pak sfida. Edhe pse viti i fundit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë ia kemi dalë të bëjmë një përparim thelbësor në reformimin e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zgjerimin e perspektivës dhe kuadrit ligjor të të drejtave themelore të njeriut, dhe së fundi kemi arritur të zhvillojmë një proces transparent zgjedhor, për ta sjellë Shqipërinë më afër qëllimit të saj përfundimtar, anëtarësimit në BE.

Me njohjen e qartë që Komisioni Evropian iu ka bërë këtyre arritjeve, dhe me mbështetjen e miqve dhe vendeve partnere tonat si Austria, Republika Çeke dhe Sllovenia, ne kemi pritshmëri të larta që Këshilli do të dakordësohet për të miratuar kornizën negociuese dhe për të zhvilluar Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit”, u shpreh ministrja gjatë konferencës për shtyp.

Nga ana tjetër, të tre ministrat e BE vlerësuan se Shqipëria ka bërë gjithcka pritej prej saj dhe se është radha e BE që të hedhë hapin e saj.

“Shqipëria ka bërë një rrugë shumë të gjatë, ka ndërmarrë shumë reforma, i ka bërë detyrat e saj dhe është gati të hapë negociatat në muajin qershor. Nuk ka asnjë arsye për ta vonuar këtë proces”, u shpreh ministri austriak.

Lexo edhe :  Mediat amerikane jehonë Shqipërisë për turizmin: Mund të pushoni si 'mbret'

“Është mjaft domethënëse që tre Ministra të Jashtëm të BE kanë ardhur në Shqipëri për të treguar mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Përfitoj nga rasti për të vlerësuar të gjitha arritjet që Shqipëria ka bërë deri më tani, veçanërisht në dy fusha: reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ministri çek.

“Shqipëria e përmbushi detyrën, tani është BE që duhet të qëndrojë me fjalët e saj, është koha e duhur. Presidenca e ardhshme është ajo e Sllovenisë ku zgjerimi dhe çështja e BP do të jenë në krye të axhendës, kështu që Shqipëria do të të ketë një bashkëbisedues aktiv. Bashkëbisedues dhe mbështetës shumë aktiv për procesin e zgjerimit”, deklaroi ministri slloven.

Pas Portugalisë, presidencën e Këshillit të BE për 6 muajt e ardhshëm do ta marrë Sllovenia.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV