‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhërmiu një fshat i mrekullueshëm bregdetar, është një nga destinacionet më të lira të Evropës për vitin 2024 shkruan Esther Marshall për të përditshmen britanike Express.co.uk.

Dhërmiu ndodhet në detin Jon dhe ofron disa prej plazheve spektakolare si dhe ambiente argëtuese të jetës së natës.

Riviera Shqiptare është një nga destinacionet turistike me rritje më të shpejtë në Evropë, por është ende një vend i përballueshëm për britanikët që kërkojnë çmime të ulëta.

Ju mund të akomodoheni në hotele me katër yje në fshatin e bukur bregdetar për 50 paund nata, në korrik.

E ndërsa në Vlorë po ndërtohet aeoroporti i ri, për momentin, turistët do të duhet të fluturojnë drejt Aeroportit të Tiranës për të arritur në Dhërmi.

Edhe pse duhen rreth tre orë e gjysmë për të arritur, ia vlen të sakrifikoni për këtë destinacion të jashtëzakonshëm.

Çfarë duhet të bëni në Dhërmi

Pjesa e vijës bregdetare është një nga më të vlerësuarat në Tripadvisor.

Shpella e Piratëve të Dhërmiut është gjithashtu një nga atraksionet më të mira të saj dhe turistët mund të eksplorojnë shpellën e bukur si pjesë e një turneu me varkë.

Fshati i vjetër i Dhërmiut mund të ngatërrohet me një fshat grek dhe është një vend i mrekullueshëm për një shëtitje relaksuese.

Nëse jeni në kërkim të aventuarave, ju mund të provoni të ecni në kanionin e Gjipesë, i cili zgjat rreth dy orë.

Çfarë duhet të hani në Dhërmi

Dhërmiu ka disa restorante fantastike me ushqim deti, ndërsa vegjetarianët do të gjejnë ushqime të freskëta vendase.

Tirana është një nga vendpushimet më të lira të Evropës, me disa muze interesantë dhe bare koktejle të përballueshme./E.T

Të fundit

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke...

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat piramidale”

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka goditur skemën e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet të ashtuquajtur mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen...

63-vjeçari nga Vlora me 2 gra, një e merrte një e linte/ Më ngeci, më vjen turp nga vajza

Historia që është trajtuar ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe gazetares Evis Ahmeti ka të bëjë me një...

Si mund të mbrohen konsumatorët?/ Banka ndërhyri tek interesat e kredive, ranë trefish

Në studion e emisionit “Sheshi i Dollarit” u diskutua se si mund të mbrohen konsumatorët. Denis Deralla, drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë,...

“Më bashkë se kurrë!”/ Argjira dhe Graciano të lumtur pranë njëri-tjetrit

Teksa Graciano u bë përsëri pjesë e shtëpisë së “BBV3”, ai rrëfehu lidhur me krisjen që kishte pësuar marrëdhënia e tij dhe e Argjirës. Mirëpo...

Lajme të tjera

Web TV