Flet xhaxhai i Aleks Nikës që u vra në 21 janar: Ishte një vrasje shtetërore, të hetohen Berisha dhe Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka pranuar kërkesën e policisë për të rihapur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës, i cili mbeti i vdekur në protestën e 21 janarit të vitit 2011.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një ndër viktimave të 21 janarit është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ka ndikuar në mbylljen e çështjes.

Ai thekson se dosjen duhet ta marrë SPAK.

“Përshëndes në emër të familjes rihapjen e hetimit të çështjes. Paralelisht me të kemi bërë padi në gjykatën e Strasburgut. Si prokuroria e Tiranës edhe gjykata e Strasburgut po merren me zbardhje e çështjes. Janë bërë hetime falso për ti mbyllur ato. Çmimi i heshtjes 10 vjeçare që ka bërë drejtësia. Jemi të paqartë, drejtësia duhet të prevalojë. Hetimet janë bërë të përcipta, ka pasur ndikime politike e ka konsideruar si vrasje të zakonshme, ajo duhet ta marrë SPAK se ka profesionalizëm dhe mbrojtje nga politika e shtetit. Kanë luajtur ping pong me çështjen tonë, nuk kam besim por ata janë të ndikuar nga politika. Ka ndikuar Saliu në mbylljen e çështjes bashkë me disa ambasada në vend. Është politika që ka ngatërruar çështjen. Nuk ka prokurori që thërret Bashë apo Berishën. E trajtojnë atë vrasje jo si vrasje shtetërore, por si plagosje e thjeshtë. Që në fillim prokuroria ka gabuar, ky gabim nuk mund të bëhet nga kjo prokurori, subjekti i hetimit janë persona me funksion të lartë shtetëror. Kjo është kërkesa jonë që ta marrë SPAK e jo Gjykata e Tiranës. Pa u gjyku kjo çështje nuk do ketë drejtësi në vend, opozita e asajkohshme ka hesht, ata ose i tremben, ata nuk kanë përgjegjësi, nuk i kemi kërkuar që të jenë prokurorë. Unë nuk kam kërkuar drejtësi nga Edi Rama por të krijojë kushte por në rrethana para disa kohësh nuk kishte rrugë tjetër veç heshtjes se prokurorët ishin të korruptuar”, tha xhaxhai i viktimës.

Lexo edhe :  Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Teksa kërkon që çështja t’i kalojë SPAK, Nika tha se nuk mund të shitet gjaku i Aleksit me para.

“Ky propozim për zgjidhjen e çështjeve me të holla na është bërë dy here nga Strasburgu, e kemi refuzuar si akt i shëmtuar për ne, vrasje nuk zgjidhet me para, i bie të shisnim gjakun e Aleksit. E kemi kërkuar që kjo të refuzohet nga avokatura shqiptare.

/TCH/

Të fundit

“Tirana kryeqyteti digjital i Europës”/ Veliaj pret CEO-n e AADF: Dy projekte të reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim CEO-n e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael...

A do të jetë opinionist në Big Brother Vip Kosova? Luiz Ejlli shuan zërat njëherë e mirë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar dhe më të kërkuar në treg. Këngëtari...

Mourinho gati për aventurën e re, ja ku do ta shohim trajnerin portugez vitin e ardhshëm

Jose Mourinho nuk do të qëndrojë shumë kohë pa një ekip. Tekniku portugez që u pushua nga Roma para pak muajsh sipas informacioneve të...

Kancelari Scholz bën njoftimin e rëndësishëm, si dhe ka një propozim për Gjermaninë

Kancelari Olaf Scholz beson se ka ardhur koha që një grua të marrë presidencën e Gjermanisë. ”Do të isha i lumtur nëse do të zgjidhnim...

De Rossi udhëheq revolucionin tek Roma, nëntë lojtarë me “valixhet në duar“

Organika e Romës pritet të pësojë ndryshime të mëdha në sezonin e ri. Trajneri Daniele De Rossi pritet të përshëndetet me të paktën nëntë...

Lajme të tjera

Web TV