Greqia do të përdorë certifikatën e vaksinimit para datës zyrtare të miratuar nga BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia është e gatshme të përdorë certifikatën e vaksinimit para datës zyrtare të miratuar nga BE, për të tërhequr turistët e huaj dhe për të shpëtuar sektorin e saj të turizmit. Greqia ka qenë pro miratimit të një certifikate që do të lehtësonte udhëtimet brenda Bashkimit Europian dhe do të ndihmonte në ringritjen ekonomikë të vendit.

Këshilli Europian dhe parlamenti javën e kaluar arritën një marrëveshje mbi “Green Pass”. Parlamenti Europian pritet të miratojë një ligj nga 7 qershori dhe më shumë se një duzinë vendesh të BE-së, duke përfshirë Francën dhe Spanjën, kanë rënë dakord për të testuar sistemin përpara se të nisë në 1 korrik.

Certifikata tregon nëse një person është vaksinuar, ka një test negativ gjatë 36 orëve të fundit ose nëse personat janë shëruar nga Covid-19

“Është diçka shumë e thjeshtë. Në thelb, përfshin të gjithë informacionin që një shtet anëtar do t’i duhet për të mirëpritur një turist pa vendosur kufizime të tjera, “tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

“Greqia është e gatshme të përdorë këtë certifikatë digjitale përpara datës 1 korrik,” tha ai, duke u bërë thirrje vendeve të BE-së që t’i përmbahen afateve dhe të lehtësojnë udhëtimet gjatë verës.

Certifikata do të ketë formën e një kodi QR në një smartphone ose letër.

Të fundit

Bie me 90% numri i emigrantëve shqiptare në Britani

Me mbi 90 për qind rezulton të jetë reduktuar numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në  pjesën e pare të ditës, pasdite kemi përmirësim. ...

Rama paralajmëron bizneset: Goditjet do të jenë drastike nëse nuk futeni në binarë

“Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset do të rezultojnë korrekte nuk do të kontrollohen. Pra do të jenë në një fashë A të...

Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë

“Inspektimet. Sot është një pikë e dobët dhe pavarësisht përmirësimeve që janë bërë dhe sa më pak e ndjenin presionin e inspektorëve në raport...

Prindërit regjistruan katër dele në shkollë për të parandaluar mbylljen e saj

Për shkak të mungesës së nxënësve dhe mbylljes së paralajmëruar të një klase në një shkollë në departamentin Moselle në Francën verilindore, prindërit e...

Lajme të tjera

Web TV