“Mos u afro se do qëlloj”/ Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria jep pretencën për policin Nevaldo Hajdaraj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është dhënë sot pretenca për ish-policin Nevaldo Hajdaraj. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vjet burgim, por me gjykimk të shkurtuar mbeten 13 vite e 4 muaj.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Nevaldo Hajdarajt për gjykim të shkurtuar. Evektivi Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje”.

Dëshmia

Nevaldo Hajdaraj ka pretenduar në dëshminë e tij pas ngjarjes se u kërcënua nga Klodian Rasha.

“Duke qenë se ai nuk e ndalte vrapin, unë gjatë ndjekjes vura re që ai shtetas diçka nxori nga brezi dhe po e mbante në dorë dhe duke vrapuar më lëshoi kërcënim… MOS U AFRO SE DO TË QËLLOJ”

“Ai u kthye dhe me dorën me sendin e dyshuar si armë në drejtimin tim. Në atë çast jam rrëzuar përtokë dhe ashtu i shtrirë bëra qitje në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi duke pasur frikën se mos më qëllonte. Pastaj jam ngritur në këmbë dhe ai u tremb dhe u nis drejt një kthese dhe në errësirë, eca pak përpara dhe bëra qitjen e dytë pra ende pa u futur shtetasi në kthesë”.

Efektivi ka treguar se kur iu afruan Klodian Rashës së bashku me policin tjetër dëgjoi që ai rënkonte dhe se e kishte pyetur a kishte pyetur nëse kishte marrë ndonjë plumb, “por ai nuk mu përgjigj dhe kështu njoftova ambulancën”. Hajdaraj akuzohet për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit gjatë orarit të orës policore, në kuadër të masave anti-covid.

Të fundit

Kurti i prerë: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të mërkurën se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin...

Të vjetrit do zëvendësohen brenda 2029/50 mln euro kredi për autobusë elektrikë në Tiranë

Tre linja autobusësh në Tiranë, do të zëvendësohen plotësisht me autobusë elektrikë, brenda vitit 2029. Bëhet fjalë për linjën e Tiranës së Re, Unazës...

Harroi që ishin kamerat/ Çfarë porosie i dha Julit para se të dilte: Boh, a na dëgjuan

Pas surprizës së bukur, ku takoi vajzën e tij Reinën, Julian Deda u surprizua kur mes banorëve gjeti djalin e tij, Mateon. Aktori i dashur...

Njihuni me 5 rracat e qenve më të shtrenjtë në botë

Qentë janë një nga kafshët shtëpiake, shumë të dashura nga njerëzit. Ata janë të rracave të ndryshme, por disa dallohen për çmimin e tyre...

Vajzat mbi 30 vjeç janë “plaka”/ Gjinekologia: Mosha kur rritet mundësia për abort

Mëngjesin e sotëm në “7pa5” është diskutuar për një temë sensitive, aborti. Çfarë e shkakton abortin, kur është mosha më e rrezikuar dhe kur...

Lajme të tjera

Web TV