Rama nis ditën me pamje nga bypass i Vlorës dhe bukuritë unike bregdetare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bypass i Vlorës dhe bukuritë unike të qytetit bregdetar.

Me këngën “Cover me in Sunshine” (më mbulo më rreze dielli), Rama ka publikuar pamje me dron të bypass dhe ka uruar “Mirëmëngjes”.

Punimet për bajspasin e Vlorës janë drejt përfundimit, ai do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.

Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

Të fundit

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, një mjet përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Sarandë - Delvinë. Sipas njoftimeve në aksident janë përfshirë 2 automjete, ku njëri...

Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë-Kashar: Po punohet me ritme të shpejta

Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar, ndersa 30 qershori është dita kur parashikohet që segmenti të jetë i...

Konflikt i çastit apo hakmarrje?/ Pistat ku po heton policia mbi ngjarjen në Fier

Të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave në fshatin Nbaltëz në Fier. Viktima dhe babai i tij janë punonjës policie...

Kryeministri grek mbërrin në Ankara për tu takuar me Erdogan

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në Ankara për takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri grek është pritur...

Cilat janë degët që kanë pësuar rënie të kërkesave për regjistrim dhe cilat rritje

Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e tregut global të punës, teksa shihet një prirje në rritje për degët e mjekësisë...

Lajme të tjera

Web TV