Rama takon Mitsotakis/ Mediat greke: Ranë dakord të përshpejtonin negociatat për delimitimin e zonave detare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Bruksel Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis. Mediat greke raportojnë se gjatë  këtij takimi Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Rama ka falënderuar Kryeministrin për dhurimin e 20,000 vaksinave në Shqipëri.

Mitsotakis përsëriti interesin për Pakicën Kombëtare Greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë.

Kryeministri grek përgëzoi Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mediat greke theksojnë se Mitsotakis dhe Rama ranë dakord të përshpejtonin negociatat për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim përcaktimin e kufijve të Zonave Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

 

Të fundit

SKANDALOZE/Buqetat e luleve rezultojnë të kontaminuara me…

Analizat laboratorike të buqetave me lule në Francë zbulojnë ndotje masive nga pesticidet, disa prej të cilave janë të...

Pas kaosit, deputetët kthehen nesër në Kuvend pritet votimi i Kodit Zgjedhor

Pas seancës së kaosit, deputetët do kthehen nesër në Kuvend. Seanca e së enjtes u shty për të hënën e 17 shkurtit, pasi debatet...

Rama i prerë: Për aq kohë sa do jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë

Kryeministri Edi Rama, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka mohuar lajmet se qeveria amerikane po planifikon të dërgojë refugjatë nga Palestina në Shqipëri. “Nuk...

Pse Shqipëria nuk ka vaksinë për meningjitin? Flet mjeku!

Rasti i dytë me meningit që u evdientua në Durres në një periudhë të shkurtër kohore ka ngjallur panik tek prindërit. Por mjeku epidemiolog...

Ngjela: Pse është i qetë Rama!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën tha se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas tij nuk...

Lajme të tjera

Web TV