Negociatat, me sytë nga 22 qershori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Ndërsa më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nga Holanda vjen sinjali se shanset janë të mëdha për një vendim pozitiv. Një nga vendet më skeptike për hapjen e negociatave më Shqipërinë ka ndezur dritën jeshile. Pas qëndrimit pro të shprehur nga Ministrja e jashtme, edhe parlamenti holandez ka votuar duke përcaktuar se Shqipëria ka bërë përparime të mjaftueshme për të filluar bisedimet. Si partitë e maxhorancës dhe të opozitës kanë mbajtur të njëjtin pozicionim duke vlerësuar se Shqipëria ka bërë përparim në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Në këtë kuadër, parlamenti ka kërkuar mbajtjen sa më shpejtë të Konferencës së parë Ndërqeveritare për të arritur marrëveshjen mbi kornizën negociuese me Shqipërinë. Ndër rekomandivet që vendos parlamenti, që gjithsesi mbeten rekomandime dhe jo më kushte, kërkohet më shumë punë në drejtim të forcimit të institucioneve dhe se politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, të përfundojë vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në fushën e drejtësisë. Në këto kushte të reja, kur vetë shtetet evropiane nuk kanë në horizont zgjedhje elektorale dhe pa trysninë që vjen euroskeptikët, duket se ka një frymëmarrje më gjithëpranuese dhe gjithëpërfshirëse për vendet që presin ende në rradhë për çeljen e negociatave. Në 22 qershor kur do të mblidhet Këshilli Evropian, shanset janë shumë të mira pra për një vendim pozitiv për Shqipërinë. Mbeten ende të ethshme bisedimet me Bullgarinë për çështjen e vetos së saj nga Maqedonisë së Veriut dhe duket se kjo çështje do të mbetet në diskutim deri në minutat e fundit. Gjithsesi, vëmendja e shtuar që ka këto muaj çështja e Ballkanit Perëndimor si nga BE dhe nga SHBA, dëshmon se ka një vullnet që do të shtyjë përpara procesin dhe një kontribut direkt në çështjen e forcimit ekonomik dhe të demokracisë në këto vende. Vetëm pak ditë më vonë nga vendimi i Këshillit të Evropës, do të ketë një tjetër samit me vendet e Ballkanit Perëndimor nën kryesimin e kancelares Merkel.

Lexo edhe :  Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë

 

 

Të fundit

Adoleshentë me cigare elektronike, mjekët: Është shtuar konsumi

Konsumimi i cigareve elektronike ka shënuar një rritje të ndjeshme vitet e fundit, sidomos tek adoleshentët. Sipas specialistëve ky...

Rama nga Korça: Do të hapim qendrën e parë turistike të skive në vend

Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një videoje në rrjetet sociale se ka ardhur koha për qendrën e parë turistike të skive në Shqipëri....

Ndërhyrje e rrallë tek pacientja 24-vjeçare me pajisje të avancuara te Neurokirurgjia

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore...

Qeveria miraton kreditë me interes 0% për 530 punonjës të administratës

Qeveria do të japë kredi me interes 0% për 530 punonjës të administratës publike për vitin 2025. Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare përcakton...

‘Ledioni bën gafa…’ Prindërit e Arbanës bëjnë KOMENTIN EPIK për moderimin e BBVA

Si rrallehere me pare prinderit e Arbana Osmanit flasin per Big Brother Vip Albania. Ne nje interviste te pyetur, ato shprehen qe e ndjekin BBVA...

Lajme të tjera

Web TV