Euro 2020/ Cila skuadër do të triumfojë, algoritmet japin parashikimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Europiani qëndron dy ditë pushim, dy ditë që, duke parë si u mësuam me futbollin, do të na duken si dy muaj. Ka pak kohë për të hedhur një vështrim dhe për të zgjedhur të preferuarit e këtij kampionati, ndërkohë që ata që punojnë me futbollin, provojnë të bëjnë klasifikime të veçanta, më shkencore. Le të njihemi me disa nga më interesantet.

Cila është skuadra favorite pas përfundimit të fazës së grupeve? Përtej preferencave, OPTA merr në konsideratë rezultatet e së shkuarës dhe rendimentin në Europian për të simuluar plot 40 mijë herë përfundimin e turneut, si në një videolojë. Në fund, i përdor këto 40 mijë simulime për të kuptuar se kush ka më shumë mundësi për të fituar.
Me parashikimet të përditësuara pas përfundimit të fazës së grupeve, Franca është favorite me 19.6 shanse për të ngritur Kupën, pastaj Belgjika me 17.9%, Spanja me 12.9%, Gjermania ka 9.3% shanse, më tej dyshja Angli-Holandë me nga 8.5% dhe Italia, edhe pse ka bërë shumë mire, renditet e 7-ta me 8%. Italianët sipas Optas, kanë 76% shanse për të shkuar në çerekfinale, por aty nuk janë favorite, pasi shanset reduktohen në 29.5% për të kaluar një mes Belgjikës dhe Portugalisë.

Wallabies, një kompani që përdor inteligjencën artificiale për të bërë analiza mbi futbollin, bën një studim ndryshe, duke përdorur një algoritëm ku peshon rendimenti i individëve dhe i skuadrës me vlera nga 1 në 1000. Cila është skuadra më e mirë me këtë analizë? Italia me 82.3 pikë, e dyta Holanda me 80.84 pikë dhe pastaj Belgjika me 57.17 pikë. Të tjerat, pastaj, sipas radhës, Anglia e katërta, pastaj Franca, Gjermania, Uellsi surprizë dhe Portugalia.

Lexo edhe :  Në listë edhe Broja me Joao Felix, Chelsea vendos për të ardhmen e 23 lojtarëve

Nga skuadra, te individët. Cilët janë më të mirët e turneut deri tani? Klasifikimi i Wallabies thotë i pari Kevin De Bruyne, që ka luajtur vetëm një ndeshje e gjysmë, por bëri diferencën me atë gol fenomenal ndaj Danimarkës dhe jo vetëm. I dyti është një emër jo aq i pritur, Donyell Malen, sulmues i PSV-së, që në Euro fitoi një fanellë të Holandës, nuk shënoi por dërgoi në gol Depay-n ndaj Austrisë dhe shihet që është mirë. Vendi i tretë për Ciro Immobilen, “bomberin” e të kaltërve, dhe më pas ka shumë Itali e Belgjikë: Spinazzola, Di Lorenzo, Thorgan Hazard, një tjetër holandez Frankie de Jong dhe sigurisht nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo.

Është një klasifikim i diskutueshëm, por duhet patur parasysh se nuk është një vlerësim njerëzor, kompjuteri, sipas një algoritmi të krijuar, mban parasysh çdo lëvizje dhe çdo veprim të lojtarëve dhe pastaj i krahason për të kuptuar se kush ka bërë më mirë.

Favoritët, sipas OPTA-s

Skuadra        Shanset

Franca            19.6%
Belgjika          17.9%
Spanja           12.9%
Gjermania        9.3%
Anglia              8.5%
Holanda           8.5%
Italia                  8%

Klasifikimi i skuadrave më të mira ne grupe, sipas Wallabies

1. Italia
2. Holanda
3. Belgjika
4. Anglia
5. Franca
6. Gjermania
7. Uellsi
8. Portugalia

Lojtarët më të mirë deri tani, sipas Wallabies

1. Kevin De Bruyne
2. Donyell Malen
3. Ciro Immobile
4. Spinazzola
5. Di Lorenzo
6. Thorgan Hazard
7. Frankie de Jong
8. Cristiano Ronaldo

Të fundit

Horoskopi i datës 22 prill 2025 nga Christine Haas

Dashi Mundohuni të gjeni mënyrën e duhur për ta përballuar stresin gjatë kësaj dite sepse gjërat do bëhen gjithnjë e...

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje rridhte nga kalorësit teutonikë të...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Lajme të tjera

Web TV