Anëtarët e Gjykatës kanë qenë të ndërgjegjshëm për vështirësitë kur kandiduan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Pas një pritje të gjatë për krijimin e institicioneve të reja të drejtësisë, u formësua edhe Gjykata Kushtetuese, por çështjen e parë, të ndjeshme që mori në shqyrtim në lidhje me ligjshmerinë ose jo të zgjedhjeve vendore 2019, ajo ja delegoi për interpretim Venecias. Përse ky vendim ?

Gjykata Kushtetuese tashmë e ka kuorumin e nevojshëm për të funksionuar normalisht dhe natyrisht i janë mbledhur shumë çështje, shumë prej tyre delikate, për të marrë vendim. Në këtë aspekt dhe pritshmëria për një efikasitet dhe gjykim të paanshëm të saj është në fokusin e të gjithëve, si të opinionit publik ashtu edhe të palëve të interesuara me vendimet që merr. Në këtë aspekt, vendimi i saj për tia përcjell për interpretim Komisionit të Venecias çështjen e ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale duket i sforcuar. Së pari pasi asaj nuk i mungojnë kapacitetet për ti bërë një interpretim  shterues si dhe të marrë vendimin përkatës. Së dyti ky është një shembull i keq përderisa në tryezën e Gjykatës Kushtetuese ka shumë çështje të tjera delikate të cilat duhen të gjykohen. Shmangia nga një vendim direkt që është dhe funksioni dhe përgjegjësia e saj, duke ia përcjellë për interpretim një Komisioni të huaj, pavarësisht se nuk përbën shkelje, mund të japë shembullin e keq se për çdo patate të nxehtë që i duhet të gjykojë Kushtetueses sonë, do të përcillet tek gjyqtarët ndërkombetarë. Dhe kur dihet se në sfod do të duhet të jepen vendime të rëndësishme, që nga shkarkimi i Presidentit, kjo mënyrë përcjelljeve do ta bënte jo efikas gjykimin. Pasi kështu do të duhej që për çdo rast të kemi shtyrje në kohë të vendimeve që do të merren, ndërkohë që prej Kushtetueses pritet efikasitet.

Në gjykimin tuaj, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese  nuk janë të aftë profesionalisht për një vendim apo i druhen atakimit nga politika?

Në aspektin profesional gjyqatrët tanë nuk kanë të sharë, përkundrazi. Çështja duket se ka të bëjë me të tjera arësye. Interpretohet shpesh se janë ndërhyrjet politike të cilat mund të kondicionojnë vendimet apo shtyrjet e tyre. Në këtë aspekt ndaj një tjetër mendim. Ndikimi ka qenë i pranishëm përderisa vetë gjyqatrët dhe përzgjedhja apo karriera e tyre varej nga politika. Tashmë me reformën në drejtësi dhe ligjet e reja që janë miratuar mund të thuhet që si gjyqtarët dhe prokurorët janë mëse të mbrojtur për të ushtruar të pandikuar funksionet e tyre. Madje mund të thuhet se ligjet e reja kanë prodhuar supergjyqtarë dhe superprokurorë, aq sa mund të thuhet se ligjëërishtn po bëhen më të rëndësishëm apo ë të fuqishën se politika. Në këto kushte mua më duket se vetë Gjykata Kushtetuese po bën politikë me shtyrjen e vendimit, sesa është e ndikuar për këtë nga politika. Në kushtet e reja politikës i mbetet veçse pranojë vendimet e Kushtetueses e jo më ti gjykojë apo ti atakojë ato.

Lexo edhe :  Pse është kaq toksike dhe cinike politika jonë?!

Cilado të jetë arsyeja, a tregon kjo që edhe institucionet e reja të drejtësisë nuk po dalin nga “zhgualli politik”?

Siç e thashë më lart, pas reformës në drejtësi, ndikimi i politikës aq më tepër tek Gjykata Kushtetuese është zbehur ndjeshëm. Vetëm nëse vetë Gjykata ka vendosur të merret vetë me politikë. Në të dyja rastet do të zbehte si besueshmërinë  ashtu siç edhe drejtësi nuk do të ishte.

Me delegimin e çështjeve kryesore në Venecia, a mund të kthehet në një precedent që për çështje të rëndësishme Kushtetuesja jonë mos jetë në gjendje të marr vendime?

Ajo që kërkohet sot nga Gjykata Kushtetuese është jo thjesht drejtësia në vendimet që do të marrë por dhe efikasiteti. Kjo do të thotë dhe marrje e përgjegjësisë për tiu përgjigjur situatave. Situatë që ka të bëj jo vetëm me rigjallërimin dinjitoz të vetë sistemit të drejtësisë pas reformës së kryer, por duke iu përgjigjur në kohë problematikave që mund të shkaktojnë ngërce politike. Çdo vendim i drejtë dhe i shpejtë i Kushtetueses ndikon dhe në mbarëvajtjen e funksionimit të shtetit, në shmangien e krizave të panevojshme politike dhe në mirëfunksionimin normal të institucioneve. Çdo vonesë ka kosto për gjithë shoqërinë. Vetë anëtarët e Gjykatës kanë qenë të ndërgjegjshëm për vështirësitë e punës së tyre dhe për momentet delikate e shumëplanëshe që po kalon vendi që parëpara se të hidhnin kandidaturën e tyre për të qenë anëtarë të Kushtetueses. Tashmë u mebtet veçse të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën që iu është besuar dhe të japin kontributin e tyre për ti dhënë drejtim shumë çështjeve për të cilat deri më tani kanë qenë pjesë e fushëbetejës së kaheve politike. Çdo vonesë thjesht mund ta ngatërrojë e ta bëjë më të koklavitur Nyjen Gordiane në të cilën kanë kontribuar të gjitha palët që të jetë sa më e ngatërruar.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV