Me logot e shtetit, si të fortë në rrugë, policia ndalon abuzuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka nisur kontrollin dhe verifikimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin logo dhe simbole të institucioneve të ndryshme për qëllime abuzive. Blutë njoftojnë se efektivët kanë kontrolluar 45 automjete të ndryshme në pronësi ose jo të institucioneve të administratës shtetërore.

Gjatë aksionit janë proceduar penalisht disa drejtues mjetesh dhe janë shoqëruar në Komisariatet përkatëse disa të tjerë, për veprime hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”

“Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në zbatim të detyrimeve të parashikuara në Kodin Rrugor shqiptar, në raport me mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve të institucioneve të ndryshme të administratës shtetërore, por jo vetëm, kanë nisur kontrollin dhe verifikimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese të ndryshme të institucioneve shtetërore, për qëllime abuzive, si dhe sisteme pamore apo zanore në mjetet që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e caktuar me ligj.

Në funksion të kontrolleve të dedikuara për këtë fenomen shqetësues, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë angazhuar shërbime mbi kohën normale të punës dhe kanë kontrolluar 45 automjete të ndryshme në pronësi ose jo të institucioneve të administratës shtetërore.

Si rezultat janë konstatuar e proceduar administrativisht disa drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë, në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në nenin 175 të Kodit Rrugor “Qarkullimi i automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave”. Drejtuesve të mjeteve që janë konstatuar në këtë shkelje, iu janë pezulluar lejet e drejtimit, sipas afateve të parashikuara në ligj.

Gjithashtu janë proceduar penalisht disa drejtues mjetesh dhe janë shoqëruar në Komisariatet përkatëse disa të tjerë, për veprime hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Lexo edhe :  Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit

Ndërkohë, kontrollet do vijojnë edhe ditët në vazhdim, për evidentimin dhe ndëshkimin e çdo automjeti dhe drejtuesi që abuzon duke përdorur sisteme shtesë, simbole ose shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik”, njofton policia.

Të fundit

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme,...

Ylli Pata: ‘Provokacja nr 2’, pas Beogradit, Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe...

Paradoksi/ Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Sigurohuni që të keni marrë me vete çadrat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë. E...

Lajme të tjera

Web TV