9 Korrik 1816/ Argentina, lufta civile që e ndau nga Spanja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 9 Korrik të vitit 1816, Argentina shpall pavarësinë nga Spanja.

Kolonizimi spanjoll i rajonit kishte filluar në 1512. Pavarësia u pasua nga një luftë civile deri më 1861, e cila përfundoi me riorganizimin e vendit si federatë me Buenos Aires kryeqytet. Prej atëherë, ndërsa valët e emigracionit masiv evropian ndryshuan rrënjësisht kulturën dhe demografive e saj, Argjentina ka gëzuar një rritje historikisht pothuajse-pashembullt në begati: në fillim të shekullit 20-të, Argjentina renditej vendi i shtatë më i zhvilluar në botë.

Pas 1930-ës, edhe pse mbeti mes 15 vendeve më të pasura deri në mesin e shekullit, Argjentina ra në paqëndrueshmërinë politike dhe krizë ekonomike, që u bënë pengesë për zhvillim.

Emri “Argentina” rrjedh nga latinishtja argentum (“argjend”, sanjisht “plata”), një emër i lidhur me legjendën e maleve të argjendta, e përhapur gjerësisht ndër eksploruesit e parë europiane të Ultësirës La Plata.

Përdorimi i parë i shkruar i emrit mund të gjurmohent në La Argentina, një poemë e vitit 1602 nga Martín del Barco Centenera që përshkruan rajonin dhe themelimin e Buenos Airesit. Edhe pse “Argjentina” ishte tashmë në përdorim të zakomshëm, deri në shekullin e 18-të, vendi quhej zyrtarisht “Nënmbretëria e Rio de la Platës” nga Perandoria spanjolle, dhe “Provincat e Bashkuara të Rio de la Platës” pas pavarësisë.

Kushtetuta e vitit 1826 përfshiu përdorimin e parë të emrit “Republika Argentine” në dokumente ligjore. Emri “Konfederata Argjentine” përdorej gjithashtu zakonisht dhe u formalizua në Kushtetutën e Argjentinës të vitit 1853. Në vitin 1860 një dekret presidencial përcaktoi emrin e vendit si “Republika Argjentine”, dhe amendamenti kushtetues i atij viti vendosi të gjithë emrat që nga viti 1810 si të ligjshëm.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV