Kamionët përplasen me makinën, 4 të plagosur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të kufirit Kosove-Shqipëri në fshatin Vlashne të Prizrenit në mes dy kamionëve dhe një automjeti.

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti. Ende nuk dihet identiteti i tyre. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy kamiona transportues dhe një automjet i vogël.

 

“Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje për t’u marrë me rastin si dhe për të hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë çuar deri tek aksidenti. Si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë”, ka thënë Kelani.

 

Si pasojë e aksidentit është bllokuar korsia e autostradës e hyrjes për në

Shqipëri ku janë krijuar kolona të gjata mjetesh vetëm disa kilometra afër doganës së Morinit. Kolona është e gjatë për shkak edhe të fluksit të mjeteve dhe shtetaseve kosovare që janë nisur mbasdite për në bregdetin shqiptar.

Të fundit

Nasa bën turneun e parë brenda vrimës së zezë

Një nga objektet më misterioze në hapësirë ​​janë vrimat e zeza gjigante që ekzistojnë në qendër të pothuajse çdo...

“Ankth dhe pagjumësi”/ Mjekët psikiatër shpjegojnë mjekimet që merrte Alma Arrazi

Në media, është bërë publike një recetë që mjeku neuropsikiatër nga Shkodra Gjon Preçi ka lëshuar për qytetaren Alma Arrazi, që ditë më parë...

Françeska hapi Kutinë e Pandorës, Sara Gjordeni: Turp, e parashikuar

Françeska Murati hapi dje “Kutinë e Pandorës” dhe iu dha mundësia të bënte një telefonatë me bashkëshortin, ndërsa në këmbim do t’i duhej të...

KE ‘shuplakë’ Greqisë për ‘Belerin’, reagon Athina zyrtare: Çështje evropiane

BE është e shqetësuar për mosmarrveshjet në rajon; Maqedoni e Veriut me Bullgarinë dhe Greqia më Shqipërinë. Komisioni Evropian shprehet se shpreson që këto...

Jamie Carragher sulmon Casemiron: “Lëre futbollin para se të të lërë ai ty”

Ish-lojtari i Liverpool-it, Jamie Carragher ka komentuar në mënyrë shumë të ashpër paraqitjen e Casemiro-s, mesfushorit të Manchester United, pas humbjes 4-0 ndaj Crystal...

Lajme të tjera

Web TV