U gjend mes turmës para finales, pilotit të Formula 1 i vjedhin orën 40 mijë paund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lando Norris, piloti i McLaren në Formula 1, e ka pësuar në finalen e EURO 2020 mes Italisë dhe Anglisë.

Para ndeshjes ai e ka parë veten mes turmës që po tentonte të hynte në stadium pa bileta dhe kjo ka pasur pasoja për pilotin.

Ora e tij e shtrenjtë, me vlerë 40 mijë sterlina, është zhdukur nga dora. Dëme të tjera për Norton nuk ka pasur, ndërkohë që skuderia britanike ka dalë me një komunikatë:

“McLaren konfirmon që Lando Norris ishte përfshirë në një incident pas finales së Euro 2020 në Wembley, ku iu vodh ora që mbante në dorë. Për fat të mire, Lando nuk u dëmtua, por ai është tronditur nga ajo që i ndodhi.

Ekipi është duke e mbështetur Landon dhe ne jemi të sigurt që tifozët do të bashkohen me ne për t’i uruar atij më të mirën për Çmimin e Madh të Britanisë, fundjavën e ardhshme”.

Të fundit

Rama: Çlirojmë Tiranën nga zaptimet në lagje

Fitorja e mandatit të katërt i ka dhënë mundësinë kryeministrit Edi Rama që të marrë kohë të mjaftueshme për...

Shqiptari zbret nga makina dhe dhunon punonjësin e pastrimit! Donte ta parakalonte

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Athinë, ku një punonjës i shërbimeve të pastrimit është sulmuar fizikisht nga tre të rinj. Sipas raportimeve...

Hallet shqiptare dhe të “Ballkan pazarit” nuk janë prioritet i SHBA-ve

Nga Sebi Alla Për të kuptuar rëndësinë e një vendi që vëtëshpallet i rëndësishëm, gati sa të mendojë se “bota rrotullohet” rreth saj, mjafton të...

Bashkia e Tiranës miraton 1100 kredi të buta për çiftet e reja

Bashkia e Tiranës ka miratuar sot mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një...

Cili është programi i ri i Bashkimit Europian për Shqipërinë?

Siguria kibernetike është më e rëndësishme se kurrë dhe bashkëpunimi është çelësi për ndërtimin e sistemeve digjitale të qëndrueshme. BE-ja ka mbështetur autoritetet shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV