Britania e Madhe “lufton” obezitetin, takson sheqerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e Madhe mund të bëhet vendi i parë në botë i cili po i shpallë “luftë” obezitetit, duke taksuar sheqerin dhe kripën!

Ky rekomandim për vendosjen e një takse prej 3 dollarësh për çdo kilogram sheqer dhe 6 dollarësh për çdo kilogram kripë, vjen nga një komision i caktuar nga qeveria e Boris Johnson në kuadër të “luftës” me obezitetin dhe dekurajimit të konsumimit të ushqimeve të pashëndetshme.

Obeziteti  nuk është vetëm çështje e Britanisë së Madhe, por një plagë nga e cila vuajnë të gjitha shoqëritë dhe mbi 2.1 miliardë njerëz ose 30% e popullsisë botërore. Edhe për Shqipërinë tonë të vogël, shifrat e obezitetit janë alarmante!

Për vitin 2021, nga rreth 3 milionë  shqiptarë 21,70% prej tyre mbi 18 vjeç vuajnë nga obeziteti për shkak të kequshqyerjes.

Këto janë tregues, se rekomandimi i Britanisë së Madhe për të vendosur taksë mbi sheqerin dhe kripën është një nismë për t’u duartrokitur dhe mund të merret si shembull nga të gjitha qeveritë e shteteve, përfshi edhe atë shqiptar, pasi obeziteti si pasojë e kequshqyerjes është një rrezik i madh, që nuk kanos vetëm të rriturit por edhe fëmijët e vegjël.

Sipas raportit të hartuar kjo vjen edhe si një nxitje për ndryshimin e fizlozofisë së prodhuesve, në mënyrë që të riformulojnë recetat e produkteve dhe të zvogëlojnë përmbajtjen e kripës dhe sheqerit nëpër “snacks”, siç ka ndodhur me pijet me gaz pas vendosjen së taksës së sheqerit në vitin 2018.

Kryeministri Johnosn ka një pengesë për të kaluar përpara, pasi nisma e tij bie ndesh me interesat e gjigandëve të industrisë britanike dhe botërore.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV