Qindra besimtarë myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Shqipëri, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Si çdo vit, në sheshin kryesor të Tiranës, sheshin “Skënderbej” besimtarët myslimanë falën Namazin e Bajramit.

Ky është viti i dytë i faljes së Namazit, nën situatën e pandemisë. Nën drejtimin e kreut të KMSH, Bujar Spahiut, besimtarët myslimanë janë lutur për më shumë shëndet, mirësi e mirëqenie. Kurban Bajrami njihet ndryshe si “Festa e Flijimit” dhe është një nga dy festat islame më të rëndësishme të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhynte, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

 

Të fundit

Gara brenda PD për mandatin në Tiranë, thellohet diferenca mes Tabakut dhe Alimehmetit!

Garë e ethshme brenda PD për mandatin e Tiranës. Nga numërimi i 814 kutive, Jorida Tabaku ka fituar terren...

PS në festë, Berisha në protestë

Kreu i PD-së Sali Berisha pas humbjes së thellë në zgjedhje e sheh “shpëtimin e vetes” në mosnjohjen e rezultatit duke mbajtur protestë më...

Horoskopi i ditës së enjte, 15 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Gjatë orëve të ardhshme do të jetë e rëndësishme ta sqaroni se çfarë dëshironi. Sa i përket punës, mund të lindin mundësi...

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit, për shkak të nivelit të...

Lajme të tjera

Web TV