Alternativat demokratike të nismës “Brezë dhe Rrugë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

M.Sc. Almario Uka

Samiti i fundit i G7-tës i mbajtur midis 11-13 Qershorit solli risi në iniciativa që do të
ndërmerren nga blloku perëndimor i demokracive liberale. Konkretisht, “Build Back Better World (B3W)”, nisma për përmirësimin infrastrukturor në vendet në zhvillim, u cilësua nga Presidenti Biden si alternativa demokratike e Nismës Brezë dhe Rrugë të Kinës. Ndërsa më 12 Korrik, Këshilli i BE-së për Çështjet e Jashtme ka lëshuar një dokument zyrtar me disa përfundime mbi një nismë të quajtur “Globally Connected Europe (GCE)”. Ky dokument i bën jehonë nismës europiane për konektivitet me botën e jashtme – një përgjigje ndaj Nismës Brezë dhe Rrugë të Kinës.

Të konkurrosh me Nismën kineze Brezë dhe Rrugë

Qysh prej viteve 1990, vendet “dhuruese tradicionale” dhe institucionet e tyre i kanë dhënë prioritet uljes së varfërisë e infrastrukturës “soft” përpara projekteve fizike infrastrukturore. Strategjia e BE-së për konektivitet vë qartësisht në pikpyetje projektet e Nismës Brezë dhe Rrugë mbi transparencën, efiçiencën e tregut dhe qëndrueshmërinë ekonomike, mjedisore apo sociale. Megjithatë, sigurimi i burimeve ekonomike për të financuar projektet infrastrukturore nga Pekini, ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve ndërkombëtare. I nxitur nga teoria e shtetit merkantilist në sigurimin e mjeteve të mjaftueshme financiare, Pekini ka investuar në projekte të mëdha infrastrukturore që konsiderohen me risk të lartë dhe pa përfitim për investitorët privat. Problemi kryesor i vendeve perëndimore është nëpërkëmbja që mund t’i bëhen parimeve themelore të tregut në rastin e ofrimit të kapitalit publik për investitorët privat. Kjo praktikë mund të jetë efikase në realizimin e projekteve infrastrukturore për botën në zhvillim, por ekspertët e financave nuk e kanë lejuar këtë gjë deri në këtë moment. Bota përballet me një defiçit ekstrem në infrastrukturë, megjithatë problemi qëndron më shumë tek mungesa e mbështetjes bankare sesa mungesa e kapitalit privat që mendon vetëm për kthimin nga kapitali i investuar. E mbështetur nga Japonia dhe projekti “G20 Roadmap to Infrastructure as an Asset Class”, SHBA-të kanë nxitur kapitalin privat që të investojë në infrastrukturën globale si kundërpërgjigje ndaj Nismës Brezë dhe Rrugë të Kinës. Që nga viti 2016, kreditë e dhëna nga bankat kineze janë ndërprerë. Kjo ka sjellë ngadalësimin e shumë projekteve infrastrukturore të nisura nga Kina. SHBA-të dhe BE-ja mund të bëhen vendet e rradhës që do t’ju duhet të përballen me rrisqet e kësaj natyre që sjell ndërtimi infrastrukturorë në botën e zhvilluar. BE-ja i druhet faktit që nismat kineze kanë marrë më shumë vëmendje sesa kontributi i tyre për të lidhur rajone të ndryshme të botës. Shumë punë e bërë nga BE-ja si një trup i vetëm në këtë drejtim është fragmentarizuar mes vendeve anëtare dhe institucioneve të ndryshme brenda tyre. Sigurimi i një fondi të përbashkët për zhvillimin e botës së jashtme, duke bërë bashkë një sërë instrumentash financiarë inkoherentë nën siglën “Global Europe”, është rruga e duhur për të sfiduar Nismën kineze Brezë dhe Rrugë dhe për të marrë vëmendjen e merituar ndërkombëtare.

Europa planifikon një nismë konektiviteti si përgjigjje ndaj Nismës Brezë dhe Rrugë

Për një kohë të gjatë, diplomatët europianë në BE dhe jo vetëm, kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet e Nismës kineze Brezë dhe Rrugë. Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë hartuar një strategji të titulluar “Globally Connected Europe (GCE)”. Këto përpjekje përfshijnë një list me projekte të dukshme dhe me impakt të lartë, që i bashkangjiten strategjisë për konektivitetit BE-Azi të vitit 2018-të dhe që pritet të lidhin BE-në në rrafsh global me Afrikën dhe Amerikën Latine. Dokumenti i bën jehonë strategjisë së konektivitetit të hartuar nga BE-ja në 2018-tën, duke theksuar që nisma e re do të jetë e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe e bazuar mbi rregulla. Nisma do të ketë qasje gjeostrategjike të konektivitetit që përfshinë politika të tjera afatgjata të BE-së siç janë “Digital Compass” apo “European Green Deal” deri më 2030-tën. Megjithëse nuk e përmend Nismën Brezë dhe Rrugë, dokumenti nënvizon nevojën për iniciativa të ngjashme nga ekonomi të tjera të rëndësishme që do të bënin të mundur arritjen e standardeve cilësore dhe qëndrueshmërinë financiare brenda G20-tës. Komisioni Europian bashkëpunon me Zyrën Europiane për Shërbime të Jashtme dhe me Zyra të tjera të tij mbi vazhdimin e punimeve në bazë të përfundimeve të Këshillit të BE-së për Çështjet e Jashtme. Puna vijon me shtetet anëtare për të mobilizuar sektorët e tyre publik dhe privat dhe për të garantuar kornizën e duhur ekonomike dhe ligjore që të investohet në pjesë të ndryshme të botës. Ndryshe nga qasjet kineze apo amerikane, në BE mungon qartësia dhe uniteti i domosdoshëm për projekte të kësaj natyre dhe këtyre përmasave. Nxitjen më të madhe politike midis vendeve anëtare të Unionit do t’ia japë Berlini dhe Parisi, por diferencat gjeografike dhe ekonomike në prioritete mund t’a dobësojnë Nismën “GCE” akoma pa nisur. Disa nga pikat e nxehta mund të jenë rajonet e fokusit, iniciativat që duhen mbështetur, apo sasia e parave që duhet harxhuar. Në të njëjtën kohë, disa diplomatë të BE-së theksojnë mungesën e linjës paraprake buxhetore të Nismës dhe inkurajimin e pamjaftueshëm për kompanitë europiane që të angazhohen me projekte në rajone me rëndësi strategjike por me risk të lartë ekonomik. Prandaj, për t’ia dalë mbanë, BE-së i duhet narrativë e fortë, burime të besueshme ekonomike, angazhim politik dhe më pak fragmentarizim sesa në të kaluarën. Ndërkohë që Rusia mbështet hapur Nismën kineze Brezë dhe Rrugë, palë të tjera të treta si India dhe Japonia, kanë kërkuar të vihet një balancë me planet ambicioze kineze të përfitimeve nga Nisma e tyre. Kështu që, BE-ja duhet të jetë më aktive në rrafshin global duke ndërmarrë projekte të tilla konektiviteti me rajone të tjera, ndërsa forcon parimet dhe rregullat e saj që kundërshtojnë ambiciet e Kinës për t’u përhapur globalisht. Sidoqoftë, suksesi i versionit të përmirësuar të stategjisë së konektivitetit të BE-së të vitit 2018-të do të varet nga financimi, kompanitë pjesëmarrëse dhe qartësimi i prioriteteve të Nismës “GCE”. Rreziku i dështimit nga mungesa e një strukture të thjeshtëzuar burokratike do t’i jepte Kinës dhe Nismës Brezë dhe Rrugë një avantazh të padiskutueshëm, si një zgjidhje afirmative e problemeve, në sytë e vendeve në zhvillim.

Lexo edhe :  Kendall Jenner zbulon se vuan nga sindroma që nuk e lejon të shijojë arritjet e saj

Përfundimi

Këshilli i BE-së për Çështjet e Jashtme konsideron që sigurimi i qasjes gjeostrategjike të lidhjes ka ndikime afatgjata për avancimin e politikave ekonomike, të jashtme dhe zhvillimore të BE-së, interesa të sigurisë dhe promovim të vlerave të BE-së botërisht. Sipas tij, kjo qasje do të jetë e qëndrueshme (për klimën, mjedisin, shoqërinë, ekonominë dhe fiskalitetin), gjithëpërfshirëse (për transportin, energjinë, dixhitalizimin dhe marrëdhëniet ndër-njerëzore) dhe e bazuar mbi rregulla (për të garantuar mos-diskriminimin dhe barazinë në veprimtari). Për më tepër, investimin në kornizën ligjore dhe infrastrukturën fizike është i të njëjtës rëndësi. Pandemia Covid-19 ka theksuar nevojën themelore për të zgjeruar lidhjet që të ruhen nivelet e rritjes ekonomike, sigurisë dhe rimëkëmbjes. Arritja e këtyre synimeve do të kontribuojë në realizimin e Axhendës për Zhvillim të Qëndrueshëm (Sustainable Development Agenda) 2030 dhe Marrëveshjes së Parisit për Klimën (Paris Climate Agreement). Këshilli inkurajon Komisionin Europian dhe Përfaqësuesut e Lartë të BE-së që të nxisin bashkëpunimin me Japoninë dhe Indinë për të bërë të mundur realizimin e Nismës “Globally Connected Europe (GCE)”. Gjithashtu, bisedimet konkrete mbi “B3W” në Samitin e G7-tës, u orientuan drejt gjetjes së mjeteve financiare për të bërë të mundur përballimin e këtyre sfidave nga sa më shumë shtete. Sipas parashikimeve, BE-ja do të dalë me një projekt konkret të njësuar të Nismës brenda pranverës së vitit të ardhshëm. Megjithatë, koordinimi midis vendeve anëtare të BE-së, bizneseve, institucioneve financiare dhe zhvillimore brenda unionit, Bankës Europiane për Zhvillim dhe Ndërtim dhe institucioneve të tjera relevante financiare ndërkombëtare është i domosdoshëm. Në fund, është i nevojshëm diskutimi për qëndrueshmërinë strategjike të këtij projekti në Arkitekturën Financiare Europiane për Zhvillim. Siç duket, BE-ja lundron në lumin e pafundëm të burokracisë brenda institucioneve të saj duke e vënë në vështirësi realizimin e Nismës “GCE”, ndërkohë që Kina është shumë aktive në qëllimet e saj ekonomike dhe të qeverisjes globale.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV