“Pa makinë e celular, në shtëpi me qira”, si jetonte bosi shqiptar i drogës në Kolumbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptari Agim Çerma i njohur ndryshe si “Jimmy”, i përfshirë në një organizatë kriminale për 7 vite fshihej pas jetës së thjeshtë që mundohej të bënte në Kolumbi.

Mediat e huaja shkruajnë se “Jimmy”, dhe pse prodhoi 2 miliardë dollarë në muaj për kartelin ballkanik, ai nuk kishte makina apo celularë, jetonte me qira, pretendonte të ishte një inxhinier civil dhe udhëtonte vetëm në linjat ajrore dhe automjetet e shërbimit publik.

Në artikullin kushtuar shqiptarit që njihej si “zot” i drogës, mediat shkruajnë se ai kushte mbërritur në Kolumbi në vitin 2014 me gruan e tij dhe ishte vendosur në very të qytetit Barranquilla nga ky filloi aktivitetin kriminal.

“Jimmy”, jo rastësisht kishte zgjedhur vendin për të jetuar, ai zgjodhi të jetonte afër porteve kryesore pasi e kishte më të lehtë trafikimi i kokainës në SHBA apo shtetet europiane. Nga ana tjetër ai kishte zgjedhur të përdorte aeroportin ndërkombëtar ‘’Alfonso Bonilla Aragón’’ dhe së bashku me disa zyrtarë të tjerë aty mundësohej transporti i kokainës me charter.

Ai bashkëpunoi edhe me kartela vendase, teksa njerëzit e tij të besuar ishin William Cruz Pérez , Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edëin Durlandy Montilla González.

Ndërkohë vetëm një ditë para arrestimit, ai kishte qëndruar në një hotel modest dhe kishte zgjedhur përsëri transport publik.

Shqiptari Çerma ishte shpallur në kërkim për vrasje në Shqipëri, ndërsa në Shtete e Bashkuara të Amerikës ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV