COVID/ Manastirliu: Gushti do të jetë muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dha sot lajmi se muaji Gusht do të jetë “muaj sulmi”, pasi do të jetë i hapur për vaksinimin masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

Ministrja Manastirliu nga qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë ka ftuar të moshuarit që ende nuk e kanë kryer vaksinën por edhe studentët dhe çdo qytetar +18 vjeç të paraqiten në qendrat shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit me kartën e identitetit, për të kryer vaksinën antiCOVID.

“Të gjithë ekspertët tanë, ekspertët ndërkombëtarë këshillojnë një gjë e cila duhet ndjekur nga qytetarët në këto kohë, është vaksinim, vaksinim.

Ne jemi përballë një situate që është e kontrolluar por në fakt ka ardhur si pasojë e variantit Delta që tashmë qarkullon në vendin tonë numrat janë rritur në mënyrë të lehtë, po ashtu shtrimet në spital.

Ajo që vihet re është që tek të shtruarit në spitale nuk janë të vaksinuar dhe janë të grupmoshave të riskut mbi 60-70 vjec, që do të thotë që ka ende qytetarë që nuk janë vaksinuar që i përkasin grupeve të riskut.

Vaksinimi është një detyrim qytetar dhe moral për të mbrojtur veten dhe ata që duam.

Pas javës së hapur të vaksinimit ne kemi vendosur që Gushti të jetë muaj i hapur për gjithë plus 18 vjec për të bërë vaksinën, do jetë një muaj që do e konsiderojmë muaj sulmi për të vaksinuiar të gjithë qytetarët e grupmpshës plus 18 vjec“.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 10 shkurt 2025

Dashi Sot veprimet tuaja do të ndihmojnë të vendosni bazat për diçka që do t’ju bëjë të dalloheni nga njerëzit...

Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

Barcelona ka mposhtur Seviljan në transfertë me shifrat 4-1. I zakonshmi Lewandowski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në minutën e 7-të por festa...

Barazpeshë në “Maradona Stadium”, Napoli ngec ndaj Udineses dhe nuk arrin të shkëputet

Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Udineses. Sfida pati vlerë për javën e 24-të të Seria A dhe Napoli humbi mundësinë për...

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani janë numëruar 23.5% e votave,...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Lajme të tjera

Web TV