Një grua ka humbur jetën ditën e sotme në Përrenjas, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja u regjistrua në aksin Librazhd-Përrenjas, ndërsa viktima është identifikuar si Qamile Hana, banuese në fshatin Rrajcë.
Bëhet me dije se Hana, këmbësore, u përplas nga një automjet. Shoferi i automjetit nuk është identifikuar ende, ndërsa nuk bëhen me dije as rrethanat e aksidentit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.